Pas ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit ku iu vendos tritoli shtyllës së energjisë elektrike ka reaguar sërish Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin njëkohësisht edhe zedhenese e qeverise, Elisa Spiropali në Twitter.
Spiropali iu është drejtuar ish-deputetëve të PD-së as deklaratës së tyre duke thënë se në reagimin e saj të parë nuk u përmend asnjë emër.
Postimi i plotë:
Më falni po unë nuk përmenda askënd, ju të dashur ish-kolegë të arratisur nga detyra pse u hodhët përpjetë?!
Po s’keni faj, tërbimin e dëshpërimit kundër shtyllave të tensionit, e keni si kallëp dinamiti nën kësulë!
Përpjetë hidhuni, të gjithë e dinë atë që duhet të dinë. Ky vend mbrapa s’bën✌