Forcat e policisë në kryeqytet kanë shoqëruar disa banorë të “Unazës se Madhe”, pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave gjatë ditëve të fundit.
Ndërkohë, mësohet se familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.Rasi i fundit i djegies së gomave të makinave në rrugë, u shënua gjatë protestës së djeshme në kryqytet.
Banorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat, nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për anulimin e projektit të Unazës së Madhe, i cili prek edhe banesat e tyre.
Banorët e Astirit të dielën pasdite protestuan në mbrojtje të banesave të tyre dhe kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Re.