Pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë elektrike kanë reaguar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali.
“Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë europiane. Nëse do të fitonte rruga e dhunës e zgjedhur nga Basha, e sigurt është se Shqipëria do të humbte.
Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata që shfarosën Gërdecin, tani duan të vijnë përsëri në pushtet përmes forcës, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanët e vjetër, të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen, janë bërë të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmone në kurriz të shqiptarëve” , përfundon Balla.