Nga Bledi Mane
1.
Dukej sikur kishin bërë ujdi muaji i prillit me vajzën simpatike. Pas shumë ditëve të ftohta me shi, muaji i dytë i pranverës ishte rakorduar aq bukur me Ilda Bejlerin sa kjo e fundit pikërisht atë mëngjes kishte ardhur në fakultet e veshur me një palë streçe të purpurta dhe një xhup të shkurtër që ia ekspozonte edhe vithet edhe gjoksin.
E kisha shoqe shkolle dhe si gjithmonë ajo ulej vetëm me mua nëpër orët e leksioneve dhe seminareve. Ndihesha jo vetëm i privilegjuar por kisha filluar tu shisja mend edhe shokëve të tjerë studentë që i aviteshin Ildës 360 gradë për ti tërhequr vëmendjen. Tipike me indiferencën e saj dhe kryeneçe sepse e dinte që vëzhgohej e ndiqej me sy në oborrin, shkallët, koridoret apo kafenetë e fakultetit, bukuroshja Bejleri vetëm sa tërbonte me ecejaket studentë të hutuar dhe studente inferiore.
Ishte pikërisht ajo ditë e çartur por e bukur prilli kur një nga shokët tanë studentë të gazetarisë, nuk përballoi dot linjat e ekspozuara të bollshme të Ilda Bejlerit dhe ashtu i rënduar psikologjikisht dhe seksualisht, mes mjegullës erotike që shpërndante studentja Bejleri, shoku ynë pra Sokol Saliasi nga Skrapari, i ndezur e i nxehur vrapoi në banjat e katit të tretë të Fakultetit të Histori-Filologjisë duke u zbrazur i tëri dhe teksa derdhej rënkonte me zë fjalët Ildaaaa, Ildaaaaa, Ildaaaa, Ildaaaaaaaaaaaah…
10 vjet më vonë një natë tjetër pranvere, një tjetër skraparlli pasi kishte ndjekur në televizor ndeshjen e kampionatit italian mes Napolit e Romës, kishte pritur të shihte edhe postndeshjen ku gazetarja tashmë e njohur Ilda Bejleri e paskësh provokuar me veshjet e saj ekstravagante.
Mustafa Nano gazetari me 2 gra, me 2 vendbanime, me 2 fëmijë, me 2 shtëpi, me 2 programe televizive, me 2 libra të botuar, me 2 polaritete sjelljeje profesionale na qenka ofenduar e lënduar nga vithet dhe gjoksi i ekspozuar i Ilda Bejlerit në një ekran privat sportiv që shihet me pagesë.
Që Mustafa Nano nuk po gjen dot veten në tregun e egër mediatik të Tiranës, nuk ka pikë mëdyshjeje. Por i lenë në bisht të kavallit nga revolucioni teknologjik, kjo kurrësesi nuk përbën arsye për të poshtëruar asetet e bollshme e të kolshme që nëna natyrë ia ka falur bukuroshes gazetare.
Mustafai ka kohë që ka humbur një betejë të brendshme me të tijët dhe si disfatist i proklamuar tashmë po ulëret në oborrin e komshiut përballë.
Me tendencë e me qëllim, unë po e personalizoj debatin dhe zënkën mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos, pasi ky debat sa ordiner dhe cinik, më shëmbëllen në vija të trasha artikullin e më pas librin e famshëm të amerikanit Samuel Huntington “Përplasja e qytetërimeve”.
Përballë kemi një baba të divorcuar nga gruaja e parë, kemi Mustafa Nanon të cilit si shpagim dy djemtë e tij iu hakmorrën. Iu hakmorrën se Muçi sapo erdhi në Tiranë ua divorcoi nënën e tyre. Atë që djemtë e tij nuk e gjetën te shtëpia, shkuan e gjetën te xhamia. Konvertimi i tyre në besimtarë muslimanë ishte hapur e shkoqur një përpjekje për ti treguar babait se gjeneza e tyre prej shqiptari që kurrë nuk u latua nga asnjë besim fetar, mbetet e brymosur edhe sot. Një hekurudhë e vjetër dhe e gjatë shqiptare, e ndryhkur nga dallaveret e historisë që kurrë nuk e çoi lokomotivën e identitetit kombëtar në destinacionin final. Djemtë e Mustafait me emër islamik dhe maskë hipokriti sekularisti, janë shembëlltyra e qindra mijëra shqiptarëve ndër shekuj që një vend kaq të vogël e mbushën me dy besime fetare dhe 5 sekte derivate të tyre me arsyet e thjeshta herë për ti bërë fresk Bizantit, herë Vatikanit, herë Stambollit dhe herë Athinës.
Te djemtë plangprishës të Mustafait gjej veten unë, ti, ata përballë, ata në Veri e ata në Jug. Është një lloj edukate e poshtër që na e kanë yshtur paraardhësit tanë dembelë e të paarsimuar, një lloj edukate që pak kohë u devijua nga Rilindasit e vërtetë të fillimshekullit XX-të por që pas viteve ’90 u rrënua e u harbua duke sharlatanizuar një vend evropian.
E ti kthehemi Mustafa Nanos dhe përpjekjeve të tija disfatiste në luftën e hapur mediatike që i bën islamit domestik. Dështuar prej argumentave inatçore, babai Mustafa kurrë nuk i bindi fëmijët e tij ti rrikthehen jetës normale e sociale të Tiranës. Tashmë i lodhur nga besimtarët sipërfaqësorë muslimanë, ka rrëmbyer dyfekun e rradhës për të goditur feminitetin e bukuroshove shqiptare.
Unë e njoh mirë Ilda Bejlerin. Ia njoh mendjen, huqet, sjelljen, kapacitetin. E privilegjuar që ka lindur e bukur dhe sexy, kjo vajzë të paktën mes sakrificave u diplomua në gazetari dhe komunikim dhe konfidente me veten, bën moderatoren sportive.
Në një vend ku xhamitë, kishat, objektet e kultit, motelet, diskotekat, makinat, plazhet, tallavatë mbushen me rënkime hipokrite të përuljes ndaj teologëve apo kollovarëve me lekë, do isha krenar e do zghidhja të isha në krahun e gazetares Ilda Bejleri. Fundja brenda saj nuk ka as ligësi dhe as hipokrizi.
2.
Ilda Bejleri është një vajzë e re, e bukur, me cica e me bythë për tu admiruar. Një vajzë joshëse e ekranit që ka lindur në një kryeqytet evropian, në një vend evropian, me një demokraci liberale ku sundon kushtetuta e jo sherihati. Është një vajzë që seksualisht ndez edhe Mustafa Nanon, edhe pensionistin greko-shqiptar Janullatos, edhe imamin Ylli Gurra nga Dragostunja e Librazhdit, edhe baba Mondin e bektashinjve, edhe sportistë, edhe diplomatë të huaj, edhe terroristë të Isis, edhe Petrit Vasilin, edhe Edi Ramën, për Lul Bashën nuk jap garanci.
Identitetit tonë evropian i afrohet më tepër imazhi real dhe natyral i Ilda Bejlerit sesa ferexheja që ka mbuluar nusen e djalit të Mustafa Nanos. Ilda është transparente e nuk mashtron, respekton natyrën dhe trupin e saj. Fundja Zoti ndaj e ka nëmur këtë vend se historikisht atdheu ynë ka qenë i mbushur me hajdutë, kriminelë, perversë, kurva, baxhella, renegatë që pasi vrisnin, vidhnin apo palloheshin në errësirë, shkonin në kisha e xhami duke u hequr si ëngjëj.
Bythët, cicat, buzët, sytë e Ilda Bejlerit i ka ujdisur me duar perëndia.
Ferexhenë e zezë që mbulohet nusja e djalit të Muç Nanos e ka qepur Sanija, rrobaqepsja e rrugës Bardhyl!/Pamfleti.com