osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriano Çelentano, “Legjenda e shqetësuar”

Adriano Çelentano, “Legjenda e shqetësuar”

Shqiperia ne brigjet e Adriatikut, sa afer ndodhemi, prane nje kulture te madhe – sic eshte ajo e Italise. Na lag nje det i perbashket: “Mare Adriatico”. Uji qe qarkullon, “aqua”, masa gjigande e levizshme H2O, qe na sjell jete, per te dy vendet tona fqinje…

Por fatet ndahen papritmas ne menyre rradikale sa fillon “terra”. Fatet jane kokeforta sipas historise….Sa prane legjendes se gjalle qe jemi… – Ai, eshte aty, jeton, krijon…, dicka e rendesishme e preokupon, bota me problemet e shumta te saj, muzika me variacionet e magjishme te kompozimit -te gjitha keto, nderthuren me shpirtin e tij te madh, fisnik e njerezor.

I trazuar nga dallget e Adriatikut, qe perplasen nga njeri breg tek tjetri, e perballe saj, shkuma e valezuar prej detit te egersuar, vorbullon ne shpirtin e ketij artisti italian, te ketij kollosi te skenes, ketij dashnori te muzikes dhe te jetes.

Adriano Celentano, me stilin e tij te veçante, vazhdon te kendoje per qejfin e tij, kendon per preokupimet e medha qe shqetesojne sot boten, globin e njerezimin. Kendon per dashurine, per padrejtesine, per urine, per luften, per kulturen, per shpresen, per bashkimin, per ndarjen, per grindjen, per ikjen, per melankoline, per xhelozine, per budallallekun, per marrine kolektive, per kotesine, per shperthimin, per fundin, per paqartesine, per mekatin, per gabimin, per faljen, per mesimin nga jeta dhe nga e kaluara…

Kendon per vlerat, per krizat, per lufterat, per politikanet, per bankieret, per idiotet, per te pazotet, per driten, per iluminizmin, per forcen, per gezimin, per anarkine, per hidherimin, per vetmine, per durimin per adhurimin.

Adriano Celentano – sinonim i djaloshit rebel, simpatik dhe elegant, te paster e te dlire, te qeshur, komik, narcist, burrit te pjekur, shtatlarte, i kultivuar, me nje stil te vecante, unik dhe i zgjuar. Adriano – i shqetesuar me dertet e Mare Adriatico-s qe mbart ne barkun e tij te madh te fshehur ,te gjitha misteret dhe enigmat, qe nga fillimi i jetes njerzore, mesdhetare.

Adriano Celentano – ky mit i gjalle i kultures italiane, ne kapercyellin e mijevjecareve, qendron aty stoic, si deshmi autentike e zanit te njerezimit, me ngjyren e tingullit tre ngjyresh, si burim jetedhenes, mes tokes, detit e qiellit, mes shpreses, besimit dhe guximit.

Adriano Celentano – Ky, artist solo e fisnik, si shembulltyre, i njeriut Zot ne kufijt e kapercyellit te mijevjecarit, qendron elegant dhe fin, klasik e modern, i vecante e prototip, ekstravagant e i paperseritshem, gjenial, e i paparritshem, i mrekullueshem, i jashtezakonshem, i pashem me stil tipiko latin, italian-modern aty ne Skene dhe ne kembe… me nje qellim te qarte, ne saje te aftesise dhe genialitetit te tij, te vetnjohjes se fuqise se tij artistike dhe mistike.

Muzika italiane dhe ajo boterore do te ishte pa Celentanon, si nje planet i munguar i Universit.

Universi pa artiste si Adriano, ska melodine virtuoze te ndjeshmerise dhe kenaqesise dhe rasti Celentano eshte harmonia e mundesise dhe arritjes te kohes.
Njerezimi eshte i plotesuar, kur Artisti asht ne fluturim dhe merr preokupimin e tyre, mbi shpatullat e tij burrerore. Dhe i ngarkuar me to, ecen ne drejtim te ererave te ndryshimit qe koha sjell me vete, bashke me te gjitha stinet..dhe te papriturat e tyre.

Artisti qe s’jeton per vete, ka nevoje te kendoje, te shfaqet, ka nevoje ta degjoje dikush, ka nevoje te shprehet, ai ben nje pakt te fshehte me publikun, por te pashkruar, ben pakt me bashkekohesit si dhe me Zotin ,ne syte dhe pranine e tij. Prandaj duhe te mundohemi ta kuptojme Artistin dhe boten e tij..te pakten miqte e shoket, sduhet te mungojne ne aktin e performances se tij…

Artisti qe s’krijon per para dhe as per fame, ska nevoje per meshire, por per mirekuptim dhe mbeshtetje morale,ne fund te jetes se tij fizike. Ai ka nevoje per dike qe ta kete prane.
Te diturit ju qendrojne prane gjenive te perjetshem qe mbeten perbetuar, si dashnoret e Artit, si ne kohe te mira dhe ato te veshtira, keta behen si femije te pafajshem, te dlire, te sinqerte, transparente tej per tej, te tejdukshem, qiellore, ne udhetim, ne fluturim, ne notim, kudo qe te ndodhen; ne Toke, Det, Qiell, Hene e Diell apo..Univers.

Artisti gjen celesin e kuptimit, qe arti i tij duhet te na fale te gjitheve ne, njerzimit, si art italian mesdhetar. Maestro – Grazie,Thank You, Efkaristo, Danke, Spasiba, Faleminderit Adriano Celentano ,qe na le ta prekim pak shpirtin tend, ne kete 74- vjetor.

Prandaj, kur duhet lufte, gjithmone gjenden arsye, kerkohet nje rruge me sy mbyllur. Kokekrisurit duan gjak,jane gati per te shperthyer, rruget jane mbyllur, rezultati: te vdekur, te plagosur, te mbijetuar e pak te fituar, te cmendur, te vonuar por jo penduar.

Atehere kur duhet paqe, gjithmone gjendet nje ure, kerkohen te gjitha rruget atje per te shkuar. Inteligjentet dhe artistet e fjales, e te ngjyres ende kerkohen… Te marret kane deshkuar femijet dhe jeta e drejta per te jetuar nuk eshte vone kurre, per te filluar e mesuar. Artistin e kane vrare me te shumtin e rasteve historikisht, e kane plagosur rende, e sa pak prej tyre kane mbijetuar. Prandaj kur lufta ka mbaruar, historia duhet shkruar…

Artisti qe ka kenduar gjithnje me shpirt, shkruan me gjakun e tij, te tjereve ju pikturon ,me ngjyrat e jeteve te shkuara, te atyre te tashme, e atyre te ardhme. Abstrakt e direkt para jush qendron ne front te pare – Artisti, ne skene, ne telajo, eshte gjuha nota, ngjyra, shpirti, vuajtja, gezimi e jeta, ndjenja e rrefimi.

Kur duhet nje mendje e arte, thirret gjithmone Artisti, per te shkuar drejt vdekjes, veteflijimit, i vetem me care erresiren, me sfiduar luften, diktaturen, te cmenderit e turmes. Balle per balle me kurajon tuaj, te popujve te bashkuar, ne nota, vargje e ngjyra per femijet tuaj, te ardhmen tuaj, per jeten qe duhen shprehur.
Artisti -i okupuar, ne vijen e pare i cilter, me lirine i dashuruar, pa frike ka vendosur qe te jete per ne, i misheruar.

Artisti – i thjeshte dhe sofistikuar njekohesisht.

Artisti – na fut shtat pash nen toke dhe na ngren lart ne qiellin e shtate, me shtat nota, me shtate ngjyra, per shtate dite, na fal neve : bukurine, hijeshine, qetesine, shpirtin, ndjenjen, mendimin, shpresen, gezimin, vizionin, qellimin e bujarisht – këtë – e ndan me ne.qe ne hapat e para na ndihmon me u ngrit, me fillu me ec si femija ,dhe me qa edhe me qesh, na meson me gezu.

Artisti – na ushqen me qumeshtin e jetes se embel, me buken e perditshme per shpirtin, me forcen e trupit, per me hedh shtat.

Artisti – na hedh ne det me provu shijen e ujit te kripur dhe te vuajtjeve, na le ne diell me ndje ngrohtesine e nxehtesine, driten e djegien, zhuritjen e pjekjen. Pastaj na merr fluturim, pa ngurrim, pa pendese dhe na vendos bashke me eren mbi re, ngarkuar me mjegull, shi e debore, na perkedhel e ledhaton lehte gjumin e shenjte, me andrra, besime e besytni.
Kur zgjohesh me flatra shume ngjyreshe marramendese qe krejt te marrosin, bash atehere,m – Artistin e lane vetem mbi dhe, mbi det, mbi re, te pa varrosur….e pastaj te drejten ku e gjejne NE ? – pyesin ne fund… Ku ta kerkojme shpetimin : te Njerezimi…Te Zoti apo Arti?!

Rrugen gjeje vete O i shkrete ! Kriza spekulloi rende dhe pameshirshem.. The End, -utopia vazhdon rrugetimin ciklik pa te keq ,se dite me te mira do te vijne paskesaj…

Celentano tregoi se artisti, foli, kendoi, la gjurme ne jete e ne memorien tone. Fatlum eshte mendjehapuri qe kuptoi dicka nga kjo jete e bote e mistershme. Ja vlejti qe degjuam Adriano Celentanon prej dy nete rradhazi, ja vlejti qe kuptuam, se jeta jone duhet jetuar me dashuri, kudo e kurdo dhe patjeter duhet mbrojtur fort,me cdo çmim.

Adriano, na tregoi forcen, magjine e artistit,bukurine e notave, harmonine e ndjenjave, shprehjen e ngjyrave, forcen e mendimit, te krijimit dhe ne saj te ketyre dhuntive,Ai ndjen i pari rrezikun e vjedhjes ,te dhunes dhe mashtrimit.

Adriano shpalosi elegancen e shijen e holle, qendrimin shperthyes e flaken e shpirtit, skenen triufuese mbi turma dhe luftra, kriza e vuajtje, semundje e dhimbje, deshiren per jeten, te bukuren, familjen, simpatine per te zgjuarit, intelektet, artistet, femijet. Per ngjashmerine e mendimit, respektin per ato qe lane gjurme per njerezimin, qe lane vepra e lane shpirtin e tyre pas, qe vazhdojne me dhe pa pengesa. Motoja e tij : -Te ndihmojme te varferit, te semuret, te pambrojturit e te dobetin – eshte miresi.

Artisti ben ate qe ata duhet te bejne, edhe ate qe dine te bejne, art, muzike, kenaqesi, dashuri, bukuri pa fund, pa kufij, kerkon per vete dhe te tjere – Liri Universale.
Adriano -Rock Economy, preokupimi i Artistit. Forca levizese nga vendi, energjia shperthyese, statike e artistit, individit e gjeniut e legjendes se gjalle italiane.

Adriano – Artisti qe i flet kohes, qe i flet njerezimit, skena Open-Air Verona, Canale 5 Mediaset. Ky artist i madh na dhuron lumturi edhe ne shqiptareve, grekeve e serbeve, kroateve e slloveneve. Por kush e pa dhe e shijoj nga afer, dhe ata nga larg – patjeter qe u mendua ballkanisht.

Muzika, ndricimi, fotografia, regjia, plani, magjia, levizja e botes, mendimi, ndjenja e njerezimit e shoqerise, levizja nga shkendia e madheshtise se energjise, se forces – ishin ne funksion te idese dhe formatit te larte te artistit.

Ai fali, kendoi na shkundi nga gjumi, nga amullia, shpirti rilindi falë provimit, kuptimit, adhurimit, edhe në qetësi.

Artisti me mjeshtërinë e tij, ka fuqinë hyjnore, hipnotizuese të artit magjik, të pushtimit të skenës, të ndjenjës, zaptimi i hapësirës boshe të njerëzve që prej gabimit tone, pranojmë mungesën ,qe me patjeter duhet ta mbushim me persona të cilët plotësojnë dinjitetin e tyre – e falë këtij gjeniu të madh botëror Italian, e sa pak i joni, na zapton, na mundon ,na çmend pantera e zezë, që sytë e saj tregojnë forcën e zjarrit shpërthyes të notës, të kantos të zërit.

Gjuha e zjarrit përvëlues të shpirtit njerëzor na djeg na drithëron ankthi i shpirtit në qetësi, na frikëson dhe e dini pse ?

Sepse Adriano Çelentano çeli një dimension të ri – ndërthur muzikën, fjalen, notën, ngjyrën, lëvizjen, shpresën ngadhnjimisht, i jep krahe besimit, forces, rigjenerimit, dashurise.
A e gjejmë ne vehten tone, tek Gjeniu Fisnik ?
Fëmijen që qan, qesh, rritet, jeton, vegjeton, mëson, punon, kupton, shijon, krijon. Zoti shikon. Artisti Çelentano na kujton ekzistencën, përse jetojmë, përse duhet të jetojmë, cili eshte qellimi, kuptimi, arësyeja.

Historia përsëritet kur gjenitë vendosin te rrëfejnë. Qetësia para vullkanit shpërthyes po afron, njeriu përpara të papriturës, përpara natyrës, i frikësuar prej vetvehtes,zgurdullon syte i tmerruar, i friksesuar dhe therret per ndihme Zotin e tij, Artistin e Tij.

Adriano ka vendosur të jetë -Zot – që vjen si drita prej errësirës me zjarrin e rrëmbyer prej Zotrave, e notat e kohrave të shpërndara në univers, na i sjell Ne, pikërisht neve, mua dhe ty, Italisë së tij, botës të ne gjashmëve ,të dashuruarve pas të bukurës jetës, shpresës, këngës, notës, ngjyrës, fjalës, kuptimit, shijes, ëmbëlsisë, dashurisë….

Botës i erdhi prej kohësh në këtë fillim shekulli një zë, që sot jemi fatlum ta dëgjojmë “LIVE”.
Adriano Celentano, – zeri i popujve, endrra e lenduar e njerezve, shprehja e idhullit te intelektualve vetegjuheshkurtuar -eshte sot me i pranishem se te tjeret. Emri i nje Artisti te preokupuar – Adriano Celentano, frika e tmerri, dhembi i ngulur ne naten e erret qe shqyen zymtesine, qe shqyen mjergullen, terrin e friken. Frika ka frike prej tij…

Rock Economy -Çelentano eshte aty, pasi i ka tmerruar politikanet e pazote, hajdute e bankiere, harbutet tinzare, bastarde e hileqare,shfrytezuesit e pashpirt, idiotet konsumatore.
PseudoArtistet ngushellohen dhe bashkohen si amatore gjithe boteror,e qe aq te shumte, jane edhe ne vendin tim.

Europa kerkon nje sistem tjeter. Njerezimi i tromaksur kerkon fytyren e humbur, e mbahet pas maskes se Pseudo-demokracise. Maska e çjerrur –diktatura, qe si gjarperinj rreshqasin nendheshem te riinstalohen, po vijne.. Artisti paralajmeron vetveten, sakrifikon te ardhmen. Abstraktja eshte e tashme dhe e kaluara.

Femijet tane na shohin ne sy dhe shpresojne qe kurre te mos rikthehet, ne mos ata do te na mallkojne. Pasqyra eshte thyer ne euro, dollare e paund, flamuri anglo-sakson eshte ne ringritje si kryqezata perpara nje fushate, e perballe ndodhen popujt latine mesdhetare ,te pambrojtur kesaj rradhe, por prijes jane vetem pak Artiste te rradhe.

Madheshtia e Artistit qe parandien e flet, -mendja therret inteligjencen.
Zoti dhe bota, do te shpetojne prej hajduteve, idioteve e budallejve, vetem kur te kuptojne, se inteligjentet s’kane nevoje, per turma te nenshtruara dhe te manipuluara.
Popujt duhen te therrasin per ndihme urgjente Artistet qe jane me kurajo dhe dinjitet, me karakter, duet te therrasin me inteligjentet,e me te perkushtuarit, per te miren e vet.
Adriano nuk jeton per veten e vet, jo. Ai jeton, kendon, flet per Ne…sot.

Zemrat e njerezve pompuan gjakun e tyre, me fjalet e teksteve te kengeve tuaja me fjale dhe oksigjen shume shekullor, furnizuan mendimin – se kush ka gjak te trasheguar ne damare, – duhet ti therrase Forces dhe energjise se tij, qe Zoti dhe Prindi i ka fale. Te kuptoje sensin perse jeton dhe a ja vlen per te jetuar, te jetoje si njeri i lire apo i skllaveruar ?
Adriano tregoi llogarite e jetes se tij, se nuk jetohet me borxhe dhe as duhet tu leme barren tone brezave qe do te vijne.

Adriano – te pyesim – ku te shkojme ? Rock Economy- na ka dhunuar boterish…Cila eshte taksa qe duhet te paguajme? Te qeverisim vete, apo te na qeverisin,te na vjedhin deri ne degjenerim me ane te korrupsionit e mos ndeshkimit, qe Politika ka zgjedhe rrugen e vetshkaterrimit te saj dhe ka pergatit shkaterrimin tone te ngadalte e te perditshem ?

Adriano Çelentano ka zgjedhje me fole.
Perse popujt skuptojne, se ndryshimin e gjendjes qe jetojme sot ne, e lene ne dore te politikaneve te papergjegjshem dhe bankierve hajdute globale ?

Motoja Latine,Imperiale “la vita per sempre, e basta”, Italia e musica, vino e pasta, canta, sono italiano vero…
Grazie Adriano Çelentano ! Qe na bere te besojme ne fuqine tone krijuese. Ju fole dhe kendove te ngjashmeve te tu, ne mbare boten.

Sa duan te te ngjajne…edhe ne ketej Adriatikut, ne token e te pareve tone – Ilireve – aspirojme lirine e enderruar prej shekujsh dhe te lexuar nder libra, por sot sjemi as te lire dhe as te zot, as ta kemi te plote, as ta fitojme dhe as ta mbrojme, si atehere para 2000 vjeteve.

Dhe ato qe s’munden te flasin te adhurojnesi nje Zot, besome… Kurse politikanet, hajdutet, tmerohen, heshtin te frikesuar, para forces tuaj artistike dhe magjise te Zerit Tuaj Hyjnor… ata shpresojne te jete koncerti yt i fundit, qe te mbretrojne te qete….
Adriano te ngjashmerit e tu te deshen… dhe te duan si hero shpirteror per jete./Nga Leonardo VOCI