Rishfaqet Rudina Hajdari, një ditë pasi vëllai i saj Kiri Hajdari bëri sqarimin publik lidhur me vendimin e saj për të mos dorëzuar mandatin.
Kiri u shpreh dje se ai dhe Rudina kanë zgjedhur forma të ndryshme, por sipas tij qëllimi mbetet përherë i njëjtë, fitorja e opozitës.
Ndërkaq, pas këtyre deklaratave, Rudina është bërë ‘e gjallë’ në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në Shkodër me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Fotoja është realizuar disa ditë më parë, ndërsa Rudina ka vendosur ta publikojë sot.
Kujtojmë se ish deputetja e PD është shprehur se për vendimin e saj është konsultuar me ndërkombëtarët.