Ish-kryetari i “Aleancës Kuq e Zi” është një ndër zërat më kritik të kastës politike shqiptare. Ai nuk ngurron të thumbojë qeverinë shqiptare, por edhe të hedh akuza të forta ndaj opozitës, e cila sipas tij është në një përgjumje totale.
Sot Spahiu në një postim në Instastory ka ironizuar zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai ka publikuar 2 foto të bashkangjitura ku tregon çfarë ndodhi dje dhe sot, duke ngritur në një afrë mënyre edhe alarmin për realitetin shqiptar.
“Protestë 16 mars 2019. Shqipëria harron pas 24 orësh. Festë 17 mars 2019”, shkruan Spahiu.