Qyteti i Beratit ofron sot te gjitha arsyet dhe kushtet per te jetuar, por edhe per te fituar.
Ndersa foli ne studion e ERTV per perspektiven e punesimit ne zone, Ministri Blendi Klosi siguroi se fillimi i procesit te nxjerrjes se naftes nga kompania SHELL ne Shpirag, do te sjelle qindra vende te reja pune me paga shume te larta.
Ky eshte nje investim i madh, tha Klosi, por sot ne Berat eshte rritur tej mase edhe biznesi i agroperpunimit qe kerkon punetore me paga te mira.
Ministri njoftoi se Beratit i jane shtuar 500 deri ne 600 dhoma te reja nga ndertimi i kater hoteleve te reja, duke shenuar nje rritje te ofertes turistike dhe hapjen e vendeve te reja te punes.
Keto jane sipas tij, vetem disa nga arsyet qe njerezit kane per te jetuar dhe per te fituar ne Berat.