Zv.ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht një prej politikanëve me më eksperiencë në këto 28 vite demokraci, Petro Koçi ka deshifruar kërkesën e opozitës e cila la mandatet dhe ka dalë në rrugë duke kërkuar me çdo kusht largimin e Edi Ramës.
Përmes një statusi në “Facebook”, Petro Koçi kthehet pas në kohë për të shpjeguar kërkesën e opozitës sot. Ai shkruan se rrëzimi i qeverisë socialiste është një pasion i vjetër i PD-së.
Për këtë Koçi sjell rastin e viteve 1998-1999 kur në Shqipri u strehuan mijëra familje të vëllezërve të Kosovës dhe PD asokohe dilte në demonstratë duke akuzuar qeverinë e asaj kohe të drejtuar nga Pandeli Majko si qeveri tradhëtare.
Statusi i plotë:
“Rrezimi i qeverive socialiste eshte pasion i vjeter ne PD. Ne ’98-’99en, kur ne Shqiperi u strehuan mijera familje te vellezerve te Kosoves, keta te PD dilnin cdo dite ne demostrate me sloganin “qeveri hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhetare” kunder qeverise Majko!
Pra, kot bejne sikur mendojne se kane hallin e “krimit”.
Kane hallin e pushtetit!” /Lexo.al/