Nga Akil Ylli
Opozita e mbylli “çfaqjen” groteske te radhes. Fjalimin pergezues, si zakonisht e mbajti protogonisti i saj, Lulashi, “aktori” me sharlatan qe ka njohur historia e ketij zhanri. Ne ekstaz e siper, ju drejtua “figuranteve” te çatrafilum prej gazit: E sotmja, hyri në historinë tonë si dita e bashkimit më të madh, që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. Dhe për këtë çdo shqiptar e çdo brez që vjen, ju ka një mirënjohje ju, misionarëve të lirisë, të demokracisë… Sikur mos ta dija se kush eshte, do kisha thene, qe me ngjan me dike, qe sapo ka dale prej Yan guan-it (klube ku kinezet tumosnin opium) dhe nuk eshte, as ne toke e as ne qiell, po kushedi ne çfare dimensionit! Thone qe ato jane shtate, por ky me siguri, do te jetojne ne ndonje ekstra, i pa njohur deri me tani. Me vone mesova, qe dhe Tit maxhordomi, ne rezonanc me Lulashin, kishte thene qe, ne proteste ishin 150 mije vete. Nuk po zgjatem me teper, me derdellitje perçart ne delir te ketij lloji, sepse t’ju them te drejten, nuk jam ne gjendje ekonomike te atille, sa te ju siguroj te gjithve, konfecionet e nevojshme me aspirina. Ma bani hallall!
Kesaj rradhe, “frenat” e protestes ja kishin dorzuar Mul krytulit. Nuk dihet kush e ka dhane kete ide “brilante”, Lulashi apo Gazi, por ajo qe dihet me siguri eshte, qe ma mire se Muli, per te funksionuar si dordolec, zor se kishin gjete nje tjeter. Shyqyr qe zogjte, nuk kane aftesine te njohin njerzit, se po te ndodhte ne gje e tille, Tirana do te shpallej boterisht, qyteti i pare ku specia e zogjve, mund te quhej perfundimisht e zhdukur. Ta konsiderosh Krytulin si tribun, te afte te udheheqe turmat drej protestes vendimtare, te presesh nga ai te frymezoje turmen me “krakellimat” e tij, kur njihet nga te gjithe, si idot profesionist, tregon qe ne Shqup jane mbledhe, veç nje “dore koqesh”. Besoj nuk ka fyerje me te madhe per njeriun, se sa te te konsiderojne ndjekes te Mulit, o maza ma keq, fanc. Ku, ku, moj nane!
Jo ma pak interesante, ishte dhe ajo gjetja e rrotullimit rreth Kryministris. Kjo ide me siguri do te kete qene “frut” mistik i Krymadhes, qe keto kohet e fundit ngjan disi me priftereshat e Egjyptit, o me ato te Greqise, si Hepteti e Poliade. Ne linje direkte me perendine, shperndan parashikimin e vdekjes eminente te Rames, here jo me larg se nje jave nga nje damblla enigmatike, e here brenda nje muaji nga nje semundje e pasherushme. Vete rrethrrotulli tri here perqark Kryeministrise, si ato perrreth Qabes se bekume, tregon me se miri, se ky inskenim eshte “produkt” i frymzimit hyjnor. Fat i madh te themi, qe Rama nuk i ve fare ne “liste” dhe ja kishte mbathur andej nga Berati e nuk gjendej aty brenda, se vaj halli per socialistet dhe votuesit e tij, sot do kishin qene duke uluritur rrugeve ne zi, duke shkulur floket e gerdhisht fetyrat!
Megjithate nuk duhet te ja u “hame hakun”, u tregu te zgjuar, nese mund ta quajme keshtu, kur ne mbyllje te manifestimit, Lulashi nuk paralajmeroj protesten e radhes per rrezimin e qeverit, si heret e tjera. Sikur ta nxirrte prej gojet ate vendim, kam pershtypjen se per Shqupin, do t’kish qene dita e fundit e egzistences. Te gjithe “figurantet” e gjendur aty, pak prej sosjes se durimit, qe i sorollasin lart e poshte si klloun, pak prej paçes e dopjove te rakis se mengjezit, pak pej gazit, ma merr mendja qe do te kishin arritur “piken kritike”, dhe frustimi i akumuluar do ti shtynte, qe gjithe gure qe mbanin neper xhepa, t’ja u hidhnin kokes, te parit Lulashit.
Mirpo kjo sjellje e re, me duket nuk ka pike lezetit. Nga njera ane “figutantet” e gjore, i le ne ankthin e perhershem, si ne pritje te dites, kur te therrasin per te kryer sherbimin ushtarak, ndersa ne sehirxhive, duke hedh fall ne mejhane, se kur do ta bejne “eskursionin” e radhes.
Gjithsesi, çfare do lloj vendimi qe merr Shqupi, as kenaq te tijet, as shqiptaret, as nderkombtaret. Duhet me e shpalle fest kombtare ate dite, kur te marrin nje vendim persembarit. Po te rrish me kete shprese, eshte njesoj sikur nje dite, ta shohesh Mulin profesor. doktor i shkencave politike, nga ata prej se verteti.