Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu se ai kishte pësuar një parainfarkt dhe për këtë po merrte trajtim mjekësor në një spital privat.
Rama ka hedhur poshtë një lajm të tillë duke thënë se sapo ka dalë nga një studio televizive pas një dite larg qytetit, dhe se lajmi i cili ka qarkulluar nëpër media është një gënjeshtër.
Reagimi i plotë:
Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve, po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse, sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit, larg kadrinjve dhe rrëmetit. FLM për merakun!