osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Disa fjalë për Gërdecin, që nuk i prishin punë askujt

Disa fjalë për Gërdecin, që nuk i prishin punë askujt

Nga Ardit Rada

E thënë kështu, 11 vite nuk janë shumë. Ama janë mbi katër mijë ditë jete që Erison Durda do t’i kishte gëzuar deri më sot. Tragjedia e Gërdecit ka histori të pafundme dhimbjesh. Dua të jem korrekt që në fillim se Erisonin e përmend në këtë shkrim sepse ia njoh familjen. Por edhe në mos qoftë kështu, kujt nuk do t’i mbetej në memorien afatgjatë Zamira që xhamin e blinduar të gjykatës ishte gati ta hante me dhembë ditën që Drejtësia dha më vulë padrejtësi?

Shpërthimi i Gërdecit nuk ka asnjë dyshim që erdhi nga një pakujdesi. Askush nuk mendon se një kryeministër, ministër apo sekser shkoi dhe hodhi një fije shkrepëseje. Kjo e thjeshton pak çështjen e përgjegjësisë individuale, sidomos numri i viktimave. Fjala bie, ngjarja në fjalë ishte më ‘e lehtë’ sesa tragjedia e Otrantos. Por ajo që e kompromenton të gjithën është përfshirja e një biznesi privat, në partneritet me një agjenci shtetërore, ku në tabulate të ndërthurur dalin edhe emra që gëzojnë ende privilegje të mender demokracisë.

Që të kthehem te rekordi historik përballë realitetit të sotëm:

Ka disa muaj që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bëjnë thirrje për fëmijët e shqiptarëve se janë të pambrojtur ndaj duhet që t’i bashkohemi protestave. I pari me fëmijët në Holandë dhe e dyta, në Londër…

Enkelejd Alibeaj, që mban hesapet si ‘Kalem’ i opozitës, tha pak ditë më parë se ishin surprizuar nga numri i pjesëmarrësve në protestën e fund-shkurtit ndaj janë detyruar t’u përgjigjen sërish me këtë organizim të radhës… Dhe e gjithë kjo deklaratë erdhi një ditë para përvjetorit të Gërdecit, kohë kjo kur Alibeaj ishte ministër i Drejtësisë.

11 vite më pas, opozita i rri përballë dhe kryelartë një tragjedie që në shkresa, për faj të të gjithëve figuron si Aksident Teknologjik. Dhe për turp të kësaj mazhorance Lulzim Bashës iu dhanë 13 milionë euro dëmshpërblim për pallatin e vjehrrit në Vlorë që ia shembi Edi Rama për karshillëk. Ndërsa Gërdecin e sorollat me rekurset e Ministrisë së Mbrojtjes në çdo shkallë gjykimi.

Zamira e di se nuk e zgjon dot më Erin. Ajo thotë se nuk i ka borxh askujt. Sikur municioni i babëzisë të mos merrte flakë 11 vite më parë, sot do të ishin katër mijë ditë jete për Erison Durdën. Për 25 shqiptarë të tjerë, po aq! Ndoshta ai do të ishte në protestën e studentëve dhe maturantëve. Por fati e vuri përballë me Fatmir Mediun, që ironikisht çirret çdo datë 16 për të ardhmen e fëmijëve!

Ky shkrim sot nuk e prek dot Zamirën dhe Feruzanin, prindërit e mrekullueshëm që demokracia i la me dy fëmijë. Sepse kanë 11 vite që i ndajnë mes lotëve dhe përballjes me mender jush, Drejtësinë.

Nuk i prishin punë as opozitës pas dy xhirove rreth Kryeministrisë një ditë më parë. As Ramës së dashuruar së fundmi me Beratin, as Ditës së Verës sot.

As ty që shpenzove dy minuta për ta lexuar duke hedhur sytë herë pas here te telefoni celular!