Gjatë protestës së djeshme të organizuar nga PD-LSI, nuk kanë munguar dhe elementët e rrezikshëm brenda turmës së organizuar për të bërë trazira.
Të egërsuar ndoshta më shumë pas thirrjeve të turpshme të Bashës kundër policisë, i cili edhe pse ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm, asgjë se pengoi të udhëzonte turmat që t’i përgjigjen me d.hunë policisë dhe të gjitha mjetet e nevojshme kundër tyre.
Sikurse dhe protestat e mëparshme, edhe ditën e djeshme, militantët janë udhëzuar e nxitur të shkaktojnë trazira, e aq mjaftoi që të shkatërronin gjithçka gjenin para, të qëllonin me gurë dhe fishekzjarre të rrezikshme efektivët e policisë.
Vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit është bërë i mundur largimi i tyre nga uzurpimi me dhunë i Kuvendit, por jo pa pasoja, pasi gjatë përleshjes mbetën të plagosur 3 policë, njëri prej tyre me fishekzjarr.
Protestuesit e PD-së, ishin të pajisur me lëndë plasëse, e cila u sekuestrua nga policia, duke shmangur përsëritjen e një tjetër incidenti të rëndë, si ai i plagosjes së efektives Ina Nuka, e cila humbi tre gishtat e dorës për shkak të kapsollave të lëshuara drejt efektivëve që ruanin sigurinë e godinës së parlamentit./Ekskluzive.al
Më poshtë ndiqni video provat shkencore, se çfarë dëmesh të tmerrshme mund t’i shkaktojë një njeriu një lëndë e tillë: