Zëvëndës kryeministri Erion Braçe Ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga opozita ditën e sotshme.
Braçe tha se ata nuk do e marrin kurrë atë që duan: një viktimë, kjo pasi policia po duron dhe po zbaton deri në fund ligjin.
Deklarata e plotë e Braçes:
“Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologet e dhunes, po ndertojne nje dialog te dhunshem me nderkombetaret.
Protesta e sotme do ishte asgje pa dhunen!
Ndaj dhuna u urdherua kur ndodhi asgjeja!
Dhuna i duhet Sali Berishes e Lulzim Bashes per t’i treguar nderkombetareve destabilitetin!
Asgje me shume!
Kriminale eshte qe te dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as qe i llogarisin shqiptaret, diten, jeten dhe ekonomine e tyre, kur urdherojne #DHUNEN.
Sulmi i dhunshem mbi policine, eshte kriminal dhe synon drejtperdrejte jeten e tyre!
Prej shtatorit 2013-te, POLICIA E SHTETIT ka vendosur nje standard te qendrueshem ne raport me qytetaret ne proteste;
NUK VRET ME KUSH!
Pa me te voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishen e Bashen, dy vrasesit barbare te 21 janarit.
Qe nga 16 shkurti, policia ka qene perballe tyre pa arme, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qofte edhe nje te vetem, eshte sulmuar me shishe me benzine, kapsolla shperthyese, gure e pllaka guri, cdo send te forte te mundshem;
Policia thjeshte ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe ne fund ka arrestuar dhunuesit!
Me drejte e ligjerisht sa kaq, nuk ka.
Ndaj dy gjera dua te them;
E para, respekt ndaj cdo burri me uniforme ne #PolicineeShtetit dhe #GardeneRepublikes per nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyres, qendresen dhe vendosmerine ne mbrojtjen e institucioneve kushtetuese te vendit, mbi te gjitha per mbrojtjen e rendit e sigurise se qytetareve!
E dyta, boll me goditje mbi policine e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurre ate qe doni, nje viktime per te barazuar dy vrasesit qe keni ne krye!
Nuk do ndodhe kurre”, shkruan Braçe.