Protesta e sotme e opozitës duket se la shumë për të dëshiruar për pjesëmarrjen. Nga fotot e ndryshme me dron të postuara në rrjetet sociale dallohej me sy të lirë se pjesëmarrja nuk ishte ajo që kishin trumbetuar drejtuesit e PD-LSI.
Përshtypja që krijohet nga pamjet nga lart është se protesta e sotme kishte pësuar një tkurrje të madhe.
Megjithatë, nga një analizim i detajuar i kryer duke krahasuar shpërndarjen e protestuesve, hapësirës në metra katrorë dhe dendësisë për metër katrorë, dalim në rezultatin se në protestën e sotme nuk ka pasur më shumë se 5500 protestues.
Për referencë shikoni videon, e cila tregon se pjesa qendrore e bulevardit ka një intensitet mesatar: 1 pjesëmarrës për metër katror.