Gjykata e Shkodrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke lënë në “arrest me burg” 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.Disa prej të ndaluarve kanë deklaruar në sallën e gjyqit se nuk u kanë dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit Radovani, por vetëm borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare.
Në këtë skemë ishin të përfshirë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.
Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.Skema mësohet se u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.
Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv polici.
Të arrestuarit të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Shkodrës janë:
1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra
2.Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra
4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër
7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra
10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra
11.Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër