Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci ka komentuar ashpër në foton që ish-deputeti i PD për Shkodrën, Romeo Gurakuqi publikoi nga sheshi “Skënderbej”, ku shfaqej bashkë me protestuesit e ardhur nga Shkodra.
Ndoci shprehet se PD shkatërroi ndjenjën e demokracisë dhe se nuk mund te quhet PD më 5-6% deputet demokrat te pa perlyem dhe 94% deputet ish antar ne Pksh.
Komentet në Facebook të Frederik Ndocit
Çdo qeveri e ardhur me dhune nga dhuna perfundon!
FN
Qeveria e ardhun me vota (te vjedhura te blera te fallsifikueme, ate qeveri populli meriton!
FN
Kush plagos më shpate nga shpata perfundon
Nerone
II
Nuk mund te quhet PD më 5-6% deputet demokrat te pa perlyem dhe 94% deputet ish antar ne Pksh,SpiunSigurimi shtetit, kryetar dege, operativ lagjeje, drejtor burgu, femije kryetar komitetesh, antar byroje, punonjes digasteresh në monizem, nepunes digasteresh, ndersa femijet e te persekutuerve, pasaporta e lotari per jasht shteti,ata rrezik zi qe shpetuen gjall nga persecutimi e te pa perlyem ne trathti vetem 5-6% bajn jete gjat partin e krijueme nga Ramiz Alia qe akoma sot quhet PD, partia qe na e shkatrroi ma shum ndjenjen e demokracise asht PD-ja.
III
Ma mir te mos ekzistonte ose te quhej :-
Partia demokra-komuniste, (PDK)
e tjetra partia social-komuniste (PSK)
tjetra partia republican-komuniste (PRK)
partia qe i lidh, dhe I zgjidh, partia e lidhje zgjidhje demo-komuniste (LSI-PLZK)
Partia e legalitetit
Ne Partia e komunisteve spiuneve te legalitetit (PKSL)
Aleanca Demokratike partia e inteligjences elite te spiuneve bashkpuntor te sigurimit te shtetit (PIESBSh)
Ne tan boten populli krijon partite, ndersa te ne partia krijoi partite, prandaj vazhdon kanga e trios Kovaçi Çako, Koçia ..”o parti pranver e kesaj toke, gjithça s deshem na i dhe ti…”.