Në protestën e organizuar sot nga opozita e bashkuar, Partia Demokratike pretendon se policia në shenjë hakmarreje ka ndaluar kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi dhe ka dhunuar djalin e tij.
“Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon Kryetarin e PD Fier, ish deputetin Luan Baci”, shprehet PD. Por në fakt djali i Barçit ishte filmuar nga kamerat si një protestues i dhunshëm sëbashku me babain luanin mi të PD-së, ish deputet që deri dje nuk e njihte njeri as në lagje, por sot duke u paraqitur si protestues i dhunshëm në Fier dhe Roskovec e së fundi edhe në Tiranë, është bërë trimi luani pa dhëmbë.
Partia Demokratike publikon edhe videon e momentit ku djali i ish-deputetit Baçi, pretendohet të jetë dhunuar nga policia.Ndërkohë, ish-deputeti Luan Baçi nuk kursen as paralajmërimin për policinë.
“Unë jam Luan Baçi. Më qifshi nënën, mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj. Çuna mos u trembni se këta janë legenë. Mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj, kaq po ju them.”, dëgjohet gjatë videos ish-deputeti.