Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Report Tv pas protestës së opozitës u shpreh se nëse ndërkombëtarët, SHBA dhe BE-ja nuk do të kishin bërë dje presion, sot dhuna do të ishte më e madhe. Hoxha tha se ndërkombëtarët kanë pasur kontakte me drejtuesit e opozitës, që duhet të marrin masa se do të mbanin përgjegjësi personale për atë që do të ndodhte. Duke u ndalur te incidenti para parlamentit, Hoxha theksoi se gjithcka ishte e planifikuar dhe komanduar nga lart.
“Pjesëmarrja m’u duk më e vogël se 16 shkurti, është protestë politike sesa qytetare. Mund të kishim incidente më të mëdha nëse nuk do të kishin reaguar ndërkombëtarët. Rrethimi që policia i bëri policia gjithë zonës kishte informacion për të gjitha lëvizjet, prandaj kishte bllokuar qarkullimin në atë zonë. Kur u bë rrethimi për herë të dytë krijoi një paqartësi te protestuesit. Por, vijoj ti mbetem që presioni ndërkombëtar dje, bëri që dhuna të mos ishte më e madhe, përgatitja ishe më e madhe.
Kanë pasur kontakte me drejtuesit e opozitës, që duhet të marrin masa se do të mbajnë përgjegjësi personale. Policia u kap gafil duke mos arritur që të kalojë turmën. Kur përfshihen në konflikt një pjesë e vogël e turmës është e planifikuar. Po ti shikoni janë të gjithë me kapuç në kokë, me kapele, që të mos identifikohen. Ishte e planifikuar gjithcka, për të shfryrë për të treguar forcën. Basha e drejtori turmën para Kuvendit, qëndroi aty. Në momentin që Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën ndodhi dhuna. Turma u acarua me komandë dhe u qetësua me komandë do të thotë se ishte njëri sipër që e drejtonte. Përplasja ishte e kërkuar dhe u bë” përfundoi Hoxha.