osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata e Floridës “fundos” Shkëlzen Berishën: Rrëzon alibinë për Gërdecin dhe trafikun e armëve

Gjykata e Floridës “fundos” Shkëlzen Berishën: Rrëzon alibinë për Gërdecin dhe trafikun e armëve

Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtroj përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit në Gërdec. Gykata citon dhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka, e cila i tha autorit të librit se ajo e konsideronte Paditësin Shkëlzen Berisha, një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj. Ajo i tha Lawson se babai i saj, kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete. “

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për tu shfajqësuar para një gjykate amerikane se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit. Një gjykatë në Florida, hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

Vendimi është marrë në Florida në Dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 Mars, një ditë më parë. Nuk dihet pse Gjykata e Floridës vendosi ta bëj publik atë për herë të parë më 14 Mars, një ditë, para përkujtimit të 11 të shpërthimit të Gërdecit.

Në argumentet e saj gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore si New York Times dokumentari i Al Jazeres, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij, duke je referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës e cila e konsideron Shkëlzenin, njëtë dyshuar të mundshëm vrasjes së babait të saj.

Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria në të cilën ishte i përfshirë Shkëlzen Berisha , duke treguar historinë e dy djemëve amerikan, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilët, e përshkruajnë si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare dhe djali i kryeministrit të Shqipërisë.

Pikësëpari, gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës bazuar në statusin publik të tij. Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike. Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare. Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish kryeministrit të vendit. Por ajo vijon duke thënë se figurat publike në mënyrë vullnetare e ekspozojnë veten ndaj deklaratave të pavërteta që mund të bëhen ndaj tyre. Ndërkohë, paditësi akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe lotarisë kombëtare të Shqipërisë.

Argumenti i dytë i dhënë nga gjykata e Floridës lidhet me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit. Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.