Kur gjithcka dukej e qetë dhe pas tre marshimeve rreth kryeminsitrisë, lideri demokrat Basha, Monika Kryemadhi dhe aleatët e djathtë e udhëhoqën turmën drejt Parlamentit.
Nuk ka zgjatur shumë “paqja” e brendshme e militantëve të PD dhe LSI e kanë nisur përplasjet e para.
Protestuesit janë konfrontuar me polcinë dhe kanë carë kordonin duke thyer edhe trahun përpara derës hyrëse.
Një efektiv i forcave të policisë, të repartit Shqiponja ka mbetur i plagosur, por nuk dihet ende nëse është lënduar nga gurët e hedhur drejt tyre apo ndonjë kapsollë.
Pas hedhjes së gazitlotsjellës protestuesit janë shpërndarë menjëherë, por përplasja vazhdon ende./Ekskluzive.al