Opozita po zhvillon sot protesten e saj të pestë. Sipas ish deputetëve të PD dhe LSI kjo është një nga më të mëdhatë ndonëse shifrat dhe pamjet tregojnë të kundërtën.
Ish deputeti i PD, Flamur Noka ishte i pari dhe i vetmi që mbajti fjalën plot dy herë teksa ftoi të gjithë protestuesit ta ndiqnin.
Fillimisht u duk si një skenar dhune e më pas u kuptua se “surpriza” e opozitës ishte një tjetër “sorollatje” rreth kryeministrisë.
Deri më tani, opozita e bashkuar ka marshuar dy herë përreth kryeministrisë.
“Zbardhet skenari i opozites: T’i biem rrotull Kryeministrise derisa te na merren mendt!”, shkruajne qytetaret me ironi ne rrjetet sociale.