Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, tashmë moderatore në Top Channel, Ori Nebiaj, ka tërhequr mjaft vëmendje në protestën e opozitës, që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Siç duket Ori është frymëzuar nga një foto që bëri bujë në rrjet nga protesta e 16 shkurtit, pasi është shfaqur sot në protestë e veshur me një bluzë sportive të stampuar me një njeri që mban në dorë një shtizë dhe shkruhet “kryeministria”.
Një ide mjaft origjinale kjo, ndërsa moderatorja shfaqet e qeshur dhe mjaft paqësore.