PD dhe LSI kane mbledhur militantet e tyre nga e gjithe Shqiperia dhe administratat e bashkive qe drejtohen prej tyre, ne nje proteste para kryeministrise.
Pas lëvizjes së parë rreth Kryeministrisë, Flamur Noka u ka kërkuar protestuesve që të vijojnë sërish në një lëvizje në formë marshimi rreth godinës së Kryeministrisë.
“Ne kemi rrethuar Edi Ramën, do të jetë i rrethuar nga sot e tutje nga revolta e popullit. Rama ik, se nuk ka zgjidhje tjetër. Ik sa nuk është vonë, ikja jote është shpëtim për ty, Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ne jemi të vendosur në kauzën tonë dhe do ta vijojmë protestën tonë marshim. A jeni dakord? A e mbajmë të rrethuar strehën e krimit dhe korrupsionit? (Turma përgjigjet po). Na ndiqni” ishin thirrjet e Flamur Nokës.
Me poshte po ju sjellim pamjet nga droni te pjesemarrjes.