Ja çfarë ka thënën Sali Berisha për Azem Hajdarin në vitin 1996, 23 vjet më vonë i përjashton vajzën nga partia, Azemi makthi më i madh i Berishës për kontrollin e PD
Lufta e Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit dhe pasardhësve të tij është e gjatë dhe e pamëshirshme. Kjo luftë ka nisur që me themelimin e Partisë Demokratike. Qarqet e sigurimit serb dhe Ramiz Alia mundësuan katapultimin e Sali Berishës në krye të PD, e cila edhe sot e kësaj dite kontrollohet rreptësisht nga ai, përmes Lulzim Bashës. Azem Hajdari ka qenë gjithmonë një rrezik për Sali Berishën për t’i marrë drejtimin e partisë.
Për këtë arsye, Hajdari u përjashtua dy herë nga partia, por përjashtimi nuk ishte zgjidhje, pasi rrezikonte ndarjen e partisë dy pjesë dhe humbjen e pushtetit. Ndaj, zgjidhja e vetme ishte eliminimi i tij në oborrin e PD dhe përdorimin e vrasjes për të marrë pushtetin, me anë të grushtit të shtetit, siç edhe ndodhi në14 shtator 1998.
Krahas përjashtimit dhe para se ta nxirrte në pritë në oborrin e PD, Sali Berisha zhvilloi edhe disa fushata sulmesh ndaj Azem Hajdarit. Dy vjet para eliminimit, Sali Berisha akuzoi Azem Hajdarin për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe si shërbëtor të Ramiz Alisë. Berisha e akuzon gjithashtu Berishën për lidhje me krimin dhe për implikim në vrasje. 23 vite pas këtyre akuzave, Sali Berisha, përmes Lulzim Bashës, përjashton vajzën e Azem Hajdarit nga partia. Ka ende njerëz që dyshojnë se Sali Berisha nuk e ka nxjerrë në pritë Azemin. Por, askush nuk mund të mohojë të vërtetën se, Berisha i ka bërë këtë akuza ndaj Azem Hajdarit, e ka përjashtuar dy herë nga PD dhe tani i përjashtoi të bijën.
Berisha në vitin 1996 për Azem Hajdarin: “Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë.
Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë. Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i yshtur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë”./Pamfleti