osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Çmendet” Sali Berisha, kërcënon ditën e Gërdecit: Përgatituni për cunam, do mahnisë gjithë botën!

“Çmendet” Sali Berisha, kërcënon ditën e Gërdecit: Përgatituni për cunam, do mahnisë gjithë botën!

Sali Berisha vijon me deklaratat e frikshme, duke tmerruar edhe më shumë shqiptarët, por dita e llogaridhënies për të nuk është e largët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kyçur gojën edhe këtë përvjetor të tragjedisë më të tmerrshme të demokracisë, Gërdecin.

Ndonëse kanë kaluar plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, që mori 26 jetë të pafajshme dhe plagosi shumë të tjerë e shfarosi një fshat të tërë, ende Sali Berisha nuk ka bërë një “mea culpa” publike.

Në atë kohë kryeministër i vendit, në emër të qeverisë së tij, Berisha pranoi dhe firmosi hapjen e fabrikës së demontimeve, në të cilën ishte i përfshirë edhe djali i tij, Shkëlzeni.

Edhe pas 11 vitesh, Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni, jo vetëm që nuk janë detyruar të japin llogari para drejtësisë, por nuk kanë bërë as edhe një falje publike.

Përkundrazi, në vend të faljes për jetët e marra dhe tmerrin e shkaktuar, ku shumë njerëz vuajnë edhe sot pasojat, Sali Berisha vijon me deklaratat e frikshme, duke tmerruar edhe më shumë shqiptarët.

Në një mesazh të fundit në rrjetet sociale, Berisha flet për protestën e ditës së nesërme të opozitës, ku paralajmëron një cunam, që sipas tij, do të mahnisë gjithë botën.

“Protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnise boten!”, shkruan Sali Berisha, në vend të faljes për tragjedinë më të madhe të demokracisë.

Në këtë mënyrë, Sali Berisha ka shmangur edhe këtë përvjetor tragjedinë e Gërdecit, duke vijuar me egërsinë që e karakterizon të tmerrojë shqiptarët.

Në fakt, ai e di se një ditë do të japë llogari për Gërdecin dhe të gjitha krimet, që ka shkaktuar këto 29 vite në pushtet dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët.

Drejtësia e re, me SPAK dhe BKH, do të godasë të gjithë kupolën politike, me në krye Sali Berishën, politikanin më famëkeq të Shqipërisë dhe shqiptarëve.