A është zoti sot në “siklet” para besimtarëve sepse i është futur dhe Monika në “vathë”?!
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Berati kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi pas lutjes së saj në Zot për protestën e së shtunës. “A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës “O Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika” tha ai me ironi. Ndërsa Monika Kryemadhi i ktheu përgjigje gjatë një takimi me simpatizantët pak orë para protestës.
Ajo tha se beson shumë herë më shumë se besimtarët duke treguar edhe arsyet se përse. Ajo si besimtare e pacipë që nuk beson askund vetëm tek vjedhja dhe paraja fyen besimtarët kur deklaron se është më e devotshme se ata që besojnë dhe nuk vjedhin, grabisin, mashtrojnë dhe dhunojnë bashkë me bashkëshortët.
Natyrisht që Monika i lutet zotit nga frika për t’i falur mëkatete sepse për t’i larë nuk ka det e kjo nuk do të thotë devotshmëri por frikë e tmerr nga fuqia e përëndisë. Ndërsa kur flet për prishje kishash dhe xhamiash, ka parasysh Sekretarin e partisë Berisha, bashkë me ushtarkun Meta dhe traktoristin Kryemadhi, që si komunist kanë çuar fjalën e partisë në vend e që sot i kanë fëmijët milioner me para gjaku dhe poshtërsish. Ndërsa mjekët dhe artistët nuk e dimë që të kenë marrë pjesë në aksion për prishjen e kishave dhe xhamive.
Kryemadhi deklaron se po “lutet” për Ramën?! Kjo tregon që kjo delirante e tronditur nuk e ka idenë se çfarë është të lutesh.
E duke u fjalosur e broçkullitur Monika flet edhe për prona e natyrisht e ka fjlën për pronat e Baba Mondit, mikut të bashkëshortit të saj, që ka konflik për pronate Kryegjyshatëse e që mund të jenë ortak.
Ja deklarimie saj si përgjigjie për Ramën:
“Kam disa herë që nuk e dëgjoj Ramën, por më thonë se e paska problem pse besoj në Zot. Unë besoj, por edhe ju këtu, unë besoj shumë më shumë se një besimtar, dy apo trefish më shumë sepse dua që me lutjet e mia në Zot dhe besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhamia. Me lutjet e mia i bëj thirrje Ramës që ti shpëtojë shpirti atij, që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.
Do të lutëm në Zot që të kthehen pronat e të gjithë besimeve fetare. Kudo shkoftë në vende të krishtera apo myslimane apo bektashije, mos të ironizojë apo të përmende emrat e të shenjtëve sepse mallkimi i tyre do të bjerë në kokën e tij dhe nuk do ta shpaguajë dot as një jetën tjetër. Larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët në këtë mallkim që i ke hedhur ti” përfundoi Kryemadhi./Ekskluzive.al