osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA e BE i japin “goditjen” e fundit opozitës së rrugës: Zgjedhjet të ligjshme, të njohura botërisht! Lini parlamentarët e rinj të çojnë vendin përpara sepse…

SHBA e BE i japin “goditjen” e fundit opozitës së rrugës: Zgjedhjet të ligjshme, të njohura botërisht! Lini parlamentarët e rinj të çojnë vendin përpara sepse…

Një ditë para protestës së opozitës përpara kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje deputetëvë të opozitës të cilët sipas saj vendosën të largohen nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve, të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Në njoftimin e saj ambasada thekson se mbështet të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare.

Pas Ambasadës Amerikane lidhur me protestën e nesërme të opozitës ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo i ka bërë thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi për të parandaluar përshkëllëzimin e dhunës gjatë protestës. Në deklaratën e tyre thuhet se se mbështesin atta që janë të angazhuar në Parlament për procesin demokratik të vendit dhe për të mbrojtur interesat e popullisë shqiptare e cila dëshiron të ecë drejt BE-së.

Gjthashtu në njoftim thuhet se situata politike ka një nevojë urgjente të kapërcehet duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara.

“Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”, shkruhet në njoftimin e BE.

Njoftimi i delegacionit të BE vjen vetëm pak pas deklaratës së SHBA-së e cila i bëri thirrje deputetëve që kanë hequr dorë nga përjegjësia e tyre nga zgjeedhësve që të lënë pjesën tjetër të bëjnë punën e tyre.