Deputeti i Partisë Republikane Ylli Shehu, i propozuar nga Partia Republikane në mesin e mandatit, është larguar nga Mediu duke u blerë nga Monika, madje si këngëtarë profesionist, që i mungonte grupit parlamentar të LSI-së.
Në tetor 2013, edhe deputeti tjetër i listës republikane Luan Duzha i është bashkuar LSI-së.
Shehu i datëlindjes 1981, me vendlindje Kukës, ishte anëtar i Komisionit të Sigurisë në Parlament.
Ja çfarë deklaronte Mediu dhe si përgjigje Ylli në ngjitje i LSI-së:
“Nuk kam ikur, por bëra një zgjedhje të motivuar. Mediu i iku në mënyrë jo transparente një premtimi.
PR do dilte e vetme në zgjedhje nëse Agron Duka nuk kandidonte në Durrës, por ai vendosi të vazhdojë aleancën me Partinë Demokratike”, – u shpreh Shehu.
Kurse Mediu e konsideroi politikën shqiptare si pazar të gjësë së gjallë dhe sulmoi LSI-në e Ilir Metës, duke e krahasuar me një vend ku mblidhen mizat.
Shehu ka qenë i pari në listën e PR-së në Tiranë në zgjedhjet e 2013-s.
Sot grupet mediatike të Skraparit të Irfan Musabelliut, kanë zbuluar se Shehu duhet t’i hiqet mandati, sepse ka fshehur gjoja një vendim dënimi me gjobë (administrativ).
Pak i besueshëm për të thënë aspak, sepse nuk ka pasur asnjë motiv për ta fshehur: Dënimet administrative nuk kanë efekt për deputetin në ligjin e dekriminalizimit.
Sa shpejt u bë pis tradhëtari Ylli i Mediut sot dhe i Likes edhe Monit!/Ekskluzive.al