osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis procedurat për të zgjedhur kryeprokurorin: Arta Marku kërkon mandat 7 vjeçar, por vështirë me kandidatët që ka përballë

Nis procedurat për të zgjedhur kryeprokurorin: Arta Marku kërkon mandat 7 vjeçar, por vështirë me kandidatët që ka përballë

Pas nisjes së garës për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur punën për të zgjedhur kryeprokurorin e ri. Prej më shumë se një viti Arta Marku ndodhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me një mandat të përkohshëm, por shumë shpejt në krye të këtij institucioni do të emërohet një kryeprokuror me mandat shtatë vjeçar.

Sipas informacioneve, ditën e martë më 19 mars, KLP pritet të mblidhet për të zhvilluar një mbledhje, ku 11 anëtarët e këtij Këshilli do të miratojnë kriteret për hapjen e garës për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë që mësohet se janë plot 5 emra të cilët kanë shfaqur ambicien për të qenë në krye të institucionit të akuzës me një mandat të plotë.

Po kush janë kandidatët? Sipas informacioneve, e para që ka shfaqur interesin për të garuar për këtë post është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, e cila do të kërkojë një mandat të plotë prej 7 vitesh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por veç kryeprokurores Marku, një tjetër emër nga radhët e akuzës që mësohet se do të garojë për të marrë postin e numrit një të akuzës është Olsian Cela, ish-drejtuesi i Krimeve i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Ndërsa ndër emrat e tjerë që përfliten si persona që pas miratimit të rregullores do të shfaqin interes për të garuar janë Adnand Xholi, Enrik Ligori, Ervin Kondili. Mirëpo, gazeta mësoi se emrave nga radhët e akuzës pritet t’i shtohen edhe juristë karriere, të cilët për më shumë se një dekadë nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitetet politike dhe që kanë shfaqur ambicien për të qenë kryeprokurori i ri, sikundër është Plarent Ndreca.

Procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit

Referuar ndryshimeve kushtetuese, në ligj thuhet se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Fillimisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe më pas listën me emrat në fjalë ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

Po ashtu, sipas parashikimeve në ligj, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kështu që pasi lista me kandidatët i ka kaluar Parlamentit, i takon këtij të fundit që të zgjedhë kryeprokurorin e ri me plot 84 vota, ku duhet edhe bashkëpunimi i opozitës.

Kjo e fundit ka dorëzuar mandatet dhe sot është jashtë Parlamentit, ndërsa pak kohë më parë kundërshtoi fort përzgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor 2017. Mirëpo, sot vendin e deputetëve të vet-dorëhequr të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë zënë të tjerë parlamentar, të cilët ende nuk dihet nëse do të japin pëlqimin e tyre për emrat që do të propozojë KLP dhe që kërkohen 84 vota. Kështu që në rast se politika nuk do të arrijë të përzgjedhë kryeprokurorin e ri me votim, atëherë do të jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që sipas pikës 4 të kushtetutës ka tagrin e emërimit.

“Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga KLP shpallet i emëruar”, thuhet në ligj. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do ndodhë më konkretisht. /Rigels Seliman