osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Së shpejti fillon “termeti” SPAK: Këshilli i Prokurorisë kalon në sitë punën e prokurorëve për 5 vitet e fundit

Së shpejti fillon “termeti” SPAK: Këshilli i Prokurorisë kalon në sitë punën e prokurorëve për 5 vitet e fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intensifikojë lëvizjet për ngritje e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ditën e martë. Në përfundim të garës së hapur shfaqen interes për të qenë pjesë e kësaj strukture 27 prokurorë, ndërsa KLP-ja mori përsipër të hartojë një rregullore mbi bazën e së cilës do të përzgjidhen15 anëtarët. Sipas rregullores, KLP po verifikon imtësisht secilin kandidat kryesisht për aftësitë profesionale.

Në mbledhjen e të martës do të diskutohet edhe për mënyrën se si do të vlerësohen prokurorët për aftësitë profesionale. KLP ka përzgjedhur dosje të secilit kandidat për të parë se si e ka trajtuar çështjen dhe a ka shkelje. Kështu drafti përcakton se kandidati vlerësohet me kualifikim të lartë në hetimin dhe përdorimin e teknikave të posaçme kur ka hetuar me sukses jo më pak se 5 çështje penale të ndërlikuara ligjërisht ose në fakte, përfshirë përdorimin e metodave të avancuara të hetimit dhe qasjen proaktive. Kandidati vlerësohet me kualifikim të mesëm në hetimin dhe përsosjen e taktikave të posaçme kur ka hetuar me sukses jo më pak se 3 çështje penale të ndërlikuara ligjërisht.

Kandidati vlerësohet me kualifikim të ulët në hetim kur ka hetuar me sukses të paktën 1 çështje të ndërlikuar. Komisioni shqyrton listën e çështjeve të hetuara nga kandidati gjatë 5 viteve të fundit, duke filluar nga data e aplikimit, të cilat kanë pasur të arrestuar dhe janë mbyllur me vendime pushimi, shfuqizimi, shpalljen e mos kompetencës dhe çdo çështje tjetër të hetuar gjatë karrierës që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Emrat e kandidatëve pritet t’i kalojnë me urgjencë institucioneve të posaçme të vetingut dhe vetëm pas fjalës së fundit të tyre do të emërohen në postet e larta. Megjithatë, duket qartë se ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të bëhet shumë shpejt, pasi përmes hetimeve të tij që bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të lehtësohet puna dhe shkurtohet koha e procesit të vetingut për secilin nga 27 kandidatët, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka më të thjeshtë vlerësimin për ta. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.