osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berlini i fik shpresat antishqiptare opozitës: Negociatat do të hapen, mandatet e dorëzuara nuk ndryshojnë asgjë!

Berlini i fik shpresat antishqiptare opozitës: Negociatat do të hapen, mandatet e dorëzuara nuk ndryshojnë asgjë!

Tentativat e PD-LSI për të bllokuar hapjen e negociatave në qershor mund të rezultojnë “flluskë sapuni”. Djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, qëllimin kryesor të tyre e kanë që të bllokohet integrimi në BE. Por për Bashkimin Europian më shumë rëndësi ka reforma në drejtësi sesa veprimet e opozitës.

Dje ka folur Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth, i cili u shpreh se në qershor mund të ketë edhe vendim pozitiv për hapjen e negociatave. Gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, ai u shpreh se gjatë këtyre pak muajve që kanë ngelur, do shihet ecuria e reformave më të rëndësishme. “Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në muajt e ardhshëm aq më mire është për vendimin pozitiv”, u shpreh Michael Roth.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane deklaroi se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur, duke shtuar se procesi i vetingut është modeli më i mirë për të pastruar sistemin e drejtësisë. Michael Roth u shpreh se duhen edhe reforma të tjera siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma.

Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian”, tha ai.

Berlini kritika PD-LSI

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka kritikuar ashpër opozitën për vendimin e djegies së mandateve. Ai e ka cilësuar situatën politike shumë të helmuar, duke thënë se debatet zhvillohen në Parlament dhe jo në rrugë. Michael Roth u shpreh se Basha dhe Kryemadhi nuk bojkotuan vetëm sallën e Kuvendit por gjithë sistemin e demokracisë.

“E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e Parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër Parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Ne kërkuam që këtu të ndërhyhet për zbutje. Por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar”, tha Michael Roth. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane deklaroi se akuzat e opozitës në drejtim të qeverisë për blerje votash duhet të bëhen përmes institucioneve, duke shtuar se PD-LSI nuk i kanë kuptuar parimet e shtetit demokratik. “Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës.

Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë. Kush vepron kështu, me sa duket nuk i ka kuptuar parimet e shtetit të së drejtës”, tha ai. Michael Roth u shpreh se qeveria dhe opozita duhet të zgjidhin ngërçin politik për çështje kushtetuese dhe zgjedhore. “Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është eliksir i një demokracie të gjallë.

Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kaq agresive ne politiken e brendshme kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse funksionon Parlamenti”, tha ai./Elisjeda Kiko