osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita e trembur kërkon shpëtim derë më derë për t’iu bashkuar protestës së saj: Kryemadh presion Lulit… për të shkuar te revolta

Opozita e trembur kërkon shpëtim derë më derë për t’iu bashkuar protestës së saj: Kryemadh presion Lulit… për të shkuar te revolta

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon aksionit opozitar. Prej dy muajsh këto dy parti kanë dalë në protesta, përmes së cilave kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Madje, në disa prej protestave të organizuara nga PD-LSI nuk ka munguar edhe dhuna dhe kaosi. Berisha dhe Kryemadhi në çdo dalje publike që kanë bërë, kanë bërë thirrje për dhunë dhe revolta, mjete këto që do të rrëzonin kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Por kur na ndajnë vetëm 24 orë nga protesta e lajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet nesër para Kryeministrisë në orën 11:00, Basha dhe Partia Demokratike i kanë ulur tonet dhe retorikat e ashpra, duke iu kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, ndërsa në asnjë fjalë nuk kanë bërë thirrje për mosbindje civile. Madje, gazeta mësoi se të njëjtin konstatim demokratët e kanë shpërndarë edhe në bazë, teksa iu kërkon qytetarëve që t’i bashkohen protestës, por në asnjë rast apo rresht të diskutimeve, nuk kanë përmendur fjalët “dhunë” dhe “revolta”, apo “mosbindje civile”.

Ndërkohë që dje edhe vetë Sekretari i PD, Gazmend Bardhi në një studio televizive iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, pasi sipas tij, ajo do jetë e qetë dhe se Partia Demokratike nuk ka plane për të shkaktuar dhunë. Po ashtu Basha po fokusohet te platformat, sesa te dhuna. Mirëpo, nuk ndan të njëjtin qëndrim me PD, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ditën e djeshme në kuadër të përgatitjeve për protestën e 16 marsit, që opozita do të zhvillojë përpara Kryeministrisë, Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në Tiranë, ndërsa gjatë fjalës së saj iu bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë dhe i dërgoi mesazh Bashës se më 16 mars qeveria duhet të rrëzohet.

“Data 16 mars nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje, por ka rëndësi për të treguar se gjithë Shqipëria është aty. Le t’i bllokojë rrugët, le të sekuestrojë autobusë, le të mos e nisë dhe trenin, le të mbyllë dhe taksitë por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot dhe këmbët e shqiptarëve nuk i ndalon dot. Do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve. 16 marsi është shumë i rëndësishëm për të qenë atje”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ja thirrjet e LSI për dhunë

Në të njëjtën linjë me Kryemadhin, madje më i ashpër se kjo e fundit është treguar dje ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Duke folur para strukturave të LSI të Tiranës, Vasili hoqi një paralele, mes Ramës dhe Esat Pash Toptanit, duke theksuar se çdo pasha e ka fundin e hidhur. Sipas tij, nesër kryeministri nuk do të gjejë vrimë ku të futet, pasi turma e protestuesve do ta marrë përpara.

“Në 16 mars për ju të gjithë dhe për ata që na ndjekin jashtë kësaj salle do të zgjidhim 2 gjëra të mëdha shumë të rëndësishme, janë vetëm 2 është largimi i një grupi kriminelësh dhe një kryekrimineli në krye, dhe po atë ditë i japim rrugë një alternative të re. Rama nuk ka vrimë miu se ku të fshihet. LSI ka lindur për të mos u pajtuar me këdo që bën sikur është ai pashai i Shqipërisë.

Kush do jetë pasha e ka fundin e garantuar. Qoftë pasha që ka brekushe si puna e tij, e dini që ashtu është. Qoftë pasha që futët vrimave kur del populli, se është trim i madh ky del e futet vrimave. Qoftë pasha nga ata që trimërohen me 5 kriminelë ordinerë që janë 1 grusht atje që s’janë asgjë përpara një populli kaq të madh. Dhe qoftë pasha nga ai që fshihet mbas atyre që bëjnë trafik mbas gjetheve të kanabisit”, deklaroi ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. /Rigels Seliman