Përplasjet ditë më parë tek “Petro Nini Luarasi” shkaktuan reagime të shumta, ndërsa palët e përfshira në konflikt për pronën, vijojnë me pretendimet duke akuzuar njëra tjetrën për pronësinë dhe ligjshmërinë e saj.
Pronari i truallit, Aleksandër Gavoci tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 se prona në fjalë daton që nga viti 1936 dhe se pretendimet e palës që jetojnë sot në atë shtëpi, janë tërësisht të pabazuara.
Ai tha se veprimtaria e tij në fushën e ndërtimit vijon prej 20 vitesh, por tregon se me familjen e Luan Llapaj ka patur një ofertë për t’i dhuruar hyrje, por kjo marrëveshje nuk është firmosur nga pala tjetër. Pronari shtoi se fëmijët e familjeve që jetojnë aktualisht në ato shtëpi nuk do t’i lë në rrugë, ndërsa pohoi se duhet t’i kërkojnë falje publike për dëmin dhe sorollatjet që i kanë shkaktuar, por edhe për fyerjet morale që i janë adresuar për emrin e gjyshit të tij.
Pjesë nga biseda:
Aleksandër Gavoçi (pronari i truallit): Unë dua të kaloj pak tek origjina e pronës time. Origjina e pronës time, është blerë në 1936. Gjyshi im Ali Rizai, babai i nënës. Ali Rizai ka qenë komandati i kufirit në jug. Në atë kohë, janë sekuestruar të gjitha pronat. Në 1944, në shkurt, kjo pronë është kthyer nga qeveria e atëhershme, kur ishin gjermanët. Në vitin 1949, janë sekuestruar të gjitha pronat e Ali Rizait. Është lista aty e të gjithë pronave që janë sekuestruar.Në vitin 1991, kur u hap rruga për të marrë pronat, i gjithë ky dokumentacion është gjendur në arkivë të shtetit. Ato dy shtëpi, që ata pretendojnë, kanë qenë ekzistuese që në 1936, edhe pse Komisioni i Kthimit të pronave nuk i ka kthyer.
Ylli Rakipi: Ju mund të jeni në të drejtën e zotit. Por Luani ka lindur atje. Unë ju thirra me idenë, a mund të keni bonsensin. Sepse nëse bisedojmë në këtë plan të gjithë palët kanë të drejtë.
Aleksandër Gavoci: Unë ndërtoj 20 vjet në Tiranë. Jam njeri që kam bërë shumë të mira gjithkund. Oferta ime ka qenë edhe pas 20 viteve. Por si kam përfunduar m e ta? Duke bërë sherr në televizion. Janë tërhequr ata, sepse unë kam bërë 20 thirrje për negociatë. Pasi firmosëm marrëveshjen.
Klodian Reçi (avokati i banorëve) : Unë e njoh historinë tuaj, edhe për bamirësinë që keni bërë. Unë të them me bindje që këto familje i qëndrojnë marrëveshjes së vitit 2015 dhe janë gati edhe në 12 natës të vijojnë.
Aleksandër Gavoçi: Ana ligjore për mua është, se kjo pronë është e imja. Më kanë sjellë nëpë gjyqe. Jam shumë i lodhur. Më kanë përdhunuar, e dini cfarë do të thotë të ndërtojnë edhe 3 kate pa pyetur fare? Në fund fare ai ka thënë se Ali Rizai është hajdut. Unë i kam dhënë një kat dhe i kam falur 300 milionë. Keni parë njeri që të vendosë pistoletën në kokë, kur të fal 300 milionë lek? E kupton në cfarë situate jam vetë? Unë se bëj për 2-3 apartamente. Nuk kam nevojë të ndërhyjë as bashkia dhe askush. Përdhunimin që më kanë bërë nuk e fal kurrë. Kanë luajtur mbi eshtrat e atyre që nuk duhet të lozin. Jo nga ana monetare.
Ylli Rakipi: Aleksandër, ju keni bërë marrëveshje në vititn 2015. Përse dështoi kjo marrëveshje?
Aleksandër Gavoçi: Nuk kanë pranuar ata. Kam cuar një grup, nuk kanë pranuar.
Ylli Rakipi: Zoti Luan përse nuk keni pranur?
Luan Llapaj (banor): Është firmosur kontrata dhe deklarata. Zotërija u bë gati të marrë leje tek bashkia. Vjen me grupin negociator, për të mbaruar këtë punë. Grupi thotë, dua servitutin, nga shtëpia për të dalë tek rruga Sami Frashëri, gjë që ne nuk e kishim në certifikatë.
Ylli Rakipi: Si do të veprohet, me këtë rast? Marrëveshjen e vitit 2015 sikur ta rishikonim?
Aleksandër Gavoçi: Unë dua ta mbyll me dy fjalë. Unë e ndjej veten i përdhunuar, me fjalët që kanë thënë. Të më marrë të gjithë Shqipërinë aty. Nuk nxirren fëmijët përpara me thika në dorë. Në hypen fëmijët në tarraca për tu hedhur.
Ylli Rakipi: Unë nuk e di cfarë do bëja pot ë mbetesha pa shtëpi.
Aleksandër Gavoçi: Për ta shpjeguar nga ana ligjore, kam avokatin. Hap gjithë vendimet e mija, një nga një. Nëse ka dicka fallco, kur të sqarojmë këtë dhe të kërkojnë faljë publike, unë jam i hapur direkt.
Klodian Reci (avokati i banorëve): Absolutisht janë të gatshëm të të kërkojnë falje. Faji është i shtetit, edhe ti ke të drejtë edhe këta.
Ylli Rakipi: Ne nuk kemi shtet për kaq shumë vjet. Nuk mund të largosh një njeri që ka 65 vjet që jeton aty.
Aleksandër Gavoçi: Pa sqaruar pjesën e parë, që ne jemi internuar, unë nuk flas më. Sepse i bie të bëj marrëveshje.
Klodian Reçi: A do ti pranojmë të gjitha këto? Unë i pranoj të gjitha këto.
Aleksandër Gavoci: Ti je i ftohte, sepse je avokat.
Klodian Reçi: Këta kanë jetuar për 60 e ca vite. Shteti u ka bërë privatizim.
Aleksandër Gavoçi: Sa kanë ndejtur ata atje, njerëzit e mi kane ndejtur në burg.
Klodian Reçi: Pika kulminante është kjo, në vitin 1993, këta në mirëbesimin e shtetit bënë kontratë privatizimi. Në këtë kontratë privatizimi. Në vititn 1995, si rezultat i moskordinimit institucional u bë kthimi i pronës së Ali Rizait. Po të kishte patur koordinim, nuk do kishte patur kthim.
Ylli Rakipi: Zoti Gavoçi, jemi dakord që në fund të këtyre 20 minutave, ju t’i riktheheni idesë së një marrëveshje. Shtetin tonë edhe ti e ke cuar në Strazburg.
Aleksandër Gavoçi: Zoti Rakipi, të jap llafin, kur të plotësohen ato që thashë unë, që të fle rehat nga ana morale, ata fëmije nuk i lë në rruge. Kur të verifikohen të gjitha, të kërkojnë falje publike. Në të kundërt nuk bëj asnjë hap. Të kam dhënë fjalën këtu, që po nuk i lë jashtë ata fëmije që janë aty. Ndërsa, për Luan Llapaj, e ka edhe një vilë tjetër në Qesarak. Avokati im që është aty ta nxjerrë dhe ta shohë, ai që thotë se nuk ka shtëpi.
Klodian Reçi: Ti do të të kërkojnë falje për fyerjet, përgojimin?
Aleksandër Gavoçi: Po shumë i saktë je.
Klodian Reçi: Do të bëhet përgënjeshtrim nesër, për të gjitha këtë fjalë. Zotohem se këta e marrin përsipër. Nëse i qëndroni marrëveshjes, pas ndjesës morale dhe faljes.