Në kuadër të përgatitjeve për protestën e 16 marsit, që opozita do të zhvillojë përpara Kryeministrisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në Tiranë.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, ndërsa kishte edhe një lutje për Zotin.
“Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, apo Petriti….por jo të rinjtë, ne kusuret tona do i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund.
Zoti na dhëntë forcë, pasi shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ejani në 16 mars para Kryeministrisë do të jetë protesta më e madhe dhe e bukur” tha kryetarja e LSI-së.