osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Procedura e azilit në Gjermani dhe shanset për punë: Ja rruga që duhet të ndiqni!

Procedura e azilit në Gjermani dhe shanset për punë: Ja rruga që duhet të ndiqni!

Procedurat më të shkurtra të azilit ne Gjermani bëjnë që refugjatët të fillojnë më shpejt nga puna ose edhe të nisin një kurs për mësimin e gjuhës.

Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga Instituti për hulumtimin e tregut të punës dhe profesioneve (IAB), shkruan DPA. E kundërta ndërkaq ndodh kur procedurat janë të gjata. “Po u zgjat procedura e azilit për gjashtë muaj, shanset për gjetje të punës ulen për 11 për qind”, thuhet në studimin e institutit në fjalë, të prezantuar të martën.

Një rezultat i tillë dëshmon se ka qenë i drejtë vendimi i marrë pak vite më parë për të shkurtuar dukshëm procedurën e azilit, thonë hulumtueset e tregut të punës, Hanna Brenzel dhe Yuliya Kosyakova, autore të studimit.

Veç kësaj, refugjatët nga vendet me perspektivë të mirë për mbetje në Gjermani, si për shembull nga Siria, kanë investuar në mënyrë më të fuqishme në mësimin e gjuhës. Diplomimi në një kurs gjuhe pastaj çon në dyfishim të kohës së ndërmjetme deri në gjetjen e një vendi pune. E kundërta ndodh me refugjatët nga vende me shanse më të vogla për të qëndruar në Gjermani, si Shqipëria. Ata, sipas studimit, fitojnë më shpejt një vend pune.

“Konsiderohet se refugjatët me shanse të vogla ose pa shanse fare për të mbetur në Gjermani bëjnë më shumë përpjekje drejt tregut të punës, në mënyrë që të përmirësojnë shanset e tyre të qëndrimit dhe nga ana tjetër, kohën e tyre të mbetur, ta shfrytëzojnë për të fituar para”, sqarojnë autoret e studimit.

E drejta gjermane e qëndrimit, mbi këtë bazë parasheh mundësinë që të punësuarit të cilët mund të mbajnë veten me të ardhurat e tyre, pas tetë vitesh qëndrimi në Gjermani mund të fitojnë një leje qëndrimi. Marrë në përgjithësi, tri të katërtat e numri të të anketuarve kanë deklaruar se e kanë filluar ose madje, e kanë përfunduar tashmë një kurs të gjuhës.

“Sikur njohja e kërkesave për azil ashtu dhe fitimi i statusit “Duldung” (tolerim) shpejtojnë vendimin për të ndjekur një kurs gjuhe. Kështu, duket se i rëndësishëm është më shumë absolvimi i kursit se sa rezultati i procedurës së azilit”, thonë autoret e studimit.

Procedura e azilit aktualisht në Gjermani zgjat gjysmë viti. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka zgjatur mesatarisht 6.1 muaj periudha në mes të shtrimit të kërkesës për azil dhe vendimit të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Ndërsa në vitin 2017 kjo periudhë ka zgjatur dukshëm më shumë, 10.7 muaj.