osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një mesazh për opozitën e rrugës! Italianët publikojnë sondazhin: Zgjedhje të parakohshme e çojnë PS në fitore më të thellë se në 2017, LSI në gropë dhe PD në vendnumëro

Një mesazh për opozitën e rrugës! Italianët publikojnë sondazhin: Zgjedhje të parakohshme e çojnë PS në fitore më të thellë se në 2017, LSI në gropë dhe PD në vendnumëro

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, Partia Socialiste do të fitonte akoma dhe më thellë se në zgjedhjet e vitit 2017. Ky është konkluzioni i një sondazhi të realizuar nga instituti Italian “GPF Inspiring Research”, i publikuar nga “Report Tv”. Gjatë emisionit “Repolitix” janë dhënë detaje mbi të gjitha pyetjet e sondazhit, ku ajo që bie në sy është se PS vijon të jetë partia kryesore në vend.

Duke pyetur mbi 800 persona në 12 qarqet kryesore të vendit se kë do votonin nëse ka zgjedhje të parakohshme, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë Socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017. Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3.% të votave.

Zgjedhjet vendore

Sondazhi i publikuar nga “GPF Inspiring Research” dhe “Report Tv” është përqendruar dhe në pushtetin vendor, sa i takon zgjedhjeve vendore. Votuesit e Bashkisë Elbasan bastion i PS të pyetur se cilën parti do të votonin, 39% deri në 43% janë shprehur për PS, 24 deri në 28% janë shprehur se votojnë PD, 8% deri në 10% për LSI, 15% deri në 19% për PDIU, PR-ja 0-2%, 5% deri në 7% për parti të tjera dhe të pavendosur 23.1%. Në Bashkinë e Durrësit që drejtohet nga Vangush Dako por që ende PS nuk ka caktuar një kandidat 50% deri në 54% e të anketuarve nga instituti “GPF Inspiring Research” kanë pohuar se votojnë PS, 24% deri në 28% Partinë Demokratike, 14% deri në 18% LSI, 2 deri në 4% kanë votuar për PDIU, 1% deri në 3% për PR dhe 37.5% janë shprehur të pavendosur. Po ashtu PS ka avantazh në Fier, Dibër, Berat, Korçë, Vlorë, Lezhë, madje dhe në Shkodër. Ndërsa në Tiranë, gati 70 për qind janë në mbështetje të PS.

Rezultatet e tjera të sondazhit

Shumica e shqiptarëve e kanë cilësuar të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Edhe pse Basha e Kryemadhi dolën me argumentin ky veprim u bë në emër të shqiptarëve, duket se nuk figuron kështu. Sipas sondazhit, 62.8% kanë votuar kundër, ndërsa vetëm 16.7% e mirëpresin vendimin e opozitës. Në sondazh, 47% e shqiptarëve shprehen se asnjë politikan nuk është i sinqertë në deklarimet e tij.

Ndërsa nga pjesa tjetër, 30.7% zgjedhin kryeministrin Rama si më të sinqertë në deklarimet publike, 11% Sali Berishën, 5.2% Bashën, 4.7% Metën dhe vetëm 1.4% Kryemadhin. Një tjetër pyetje ka qenë mbi nivelin e qeverisjes dhe sipas sondazhit, 39.8% e cilësojnë si pozitive punën e kabinetit të Ramës, 26.8% thonë se është mjaftueshëm, ndërsa 32.4% e vlerësojnë negative. 32.4% e shqiptarëve që kanë vlerësuar negative punën e qeverisë shprehen se kanë mbetur të zhgënjyer; 68.5% thonë në çështjen e drejtësisë, ndërsa më pas vijnë taksat, shëndeti publik dhe lufta kundër korrupsionit. Të pyetur se cila do të ishte zgjidhja korrekte për të kaluar krizën politike, nga sondazhi, 45.5% e shqiptarëve kërkojnë që kryeministri Rama të vijojë detyrën deri në fund të mandatit, 32% janë për një marrëveshje mes palëve, 16.3% janë për dorëheqjen e qeverisë dhe vetëm 6.2% janë pro protestave të opozitës. Një tjetër pyetje që u është bërë shqiptarëve është për gjendjen aktuale të vendit se si e gjykojnë.

Nga sondazhi, rezulton se 55.3% janë përgjigjur negative, ndërsa vetëm për 12.8% është pozitive. Në sondazh 69.7% e votuesve kanë vlerësuar si negative punën e bërë nga Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Ndërsa 67.3% e shqiptarëve mendojnë se puna e opozitës shqiptare nga 2013 dhe deri më sot nuk ka qenë efikase. /Kliti Topalli