osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos mashtroni në emër të OSBE zoti Vasal tellalli!

Mos mashtroni në emër të OSBE zoti Vasal tellalli!

Ka nja dy-tre muaj që po lakohet shumë rezultati i zgjedhjeve të vitit 2017. Kjo ndodhi atëherë kur opozita nuk kishte më alternativa për të bërë opozitë, aq sa braktisi dhe elektoratin e saj nga Kuvendi i Shqipërisë për t’u marrë Kola në punë. Njëri hyr e tjetri del nëpër foltore e konferenca shtypi, po na e quajnë qeverinë dhe kuvendin ilegjitimë sepse votat na qenkan blerë e vjedhur! Me këto “argumente” i janë drejtuar popullit që ta bindin me gënjeshtra.

I kam ndjekur me vëmendje të gjitha pretendimet e tyre, po asnjë prej tyre nuk më shpuri te kufijtë e bindjes. Kjo sepse unë nuk quaj fakte përrallat e shtypit. Jam përpjekur që të gjej ndonjë argument ligjor, por nuk kam mundur. Argument nuk janë gënjeshtrat e propaganda. Këto e bëjnë krejt të pabesueshme partinë dhe drejtuesit e saj.

I fundit që doli të gënjente ata, ishte Petit Vasili, që kohët e fundit e ka përvetësuar shkëlqyeshëm detyrën e tellallit. Ky Petriti doli e na lexoi pjesë nga raporti përfundimtar i OSB-së për zgjedhjet e vitit 2017. Po çfarë na tha? OSBE paska thënë se gjatë zgjedhjeve në Shqipëri kishte dyshime nga opozita për vjedhje e blerje votash. Dhe kjo na qenka fakt se e ka thënë OSBE! Madje për ta dëgjuar mirë ata që kishin durim, e përsëriti dy herë thënien. Po njerëzit nuk janë analfabetë, i kuptojnë ato që thotë opozita dhe ato që thotë OSBE. Ajo nuk tha as vjedhje, as blerje, po vetëm dyshime të opozitës.

Po të kishte diktuar vjedhje e blerje votash OSB nuk kishte nevojë të zinte në gojë dyshimet e opozitës, por publikonte faktet e saj. Mirëpo pasvani i Lulushkës na çuditi kur na tha, se opozita paskësh thënë që në fillim se votat janë tjetërsuar, por… Këtu nuk mundi të fliste më, se ne kemi zakon e bëjmë edhe ndonjë pyetje: Shumë bukur ligjërove o Petrit, po kur i paskeni thënë që në fillim, kujt i keni thënë, se strukturat që do t’i gjykonin ishin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor?

Nëse i keni shpënë atje dhe keni ndonjë dokument ligjor të këtyre strukturave, dyert e drejtësisë janë të hapura dhe mund t’i shpini edhe tani për t’u dhënë fuqi ligjore. E gjithë opozita ka sulmuar foltoret e televizionet dhe kërkon të bindë atë pjesë të njerëzve që nuk e dinë kush është fakti e kush gënjeshtra. Ulërijnë se “Zëri i Amerikës” dhe shtypi tjetër evropian na kanë publikuar se në Shqipëri janë tjetërsuar votat e popullit! Dhe opozita i quan këto fakte të shtetit amerikan sepse emisioni “Zëri i Amerikës” na qenka në varësi të Kongresit Amerikan! Mirëpo shtypi, kudo që del nuk është strukturë sepse Amerika e ka “Zërin e Amerikës” në Tiranë, që quhet Ambasada Amerikane, nëpërmjet së cilës publikon deklaratat e Kongresit Amerikan. Të gjitha shtetet e botës në Tiranë flasin nëpërmjet ambasadave të tyre dhe dihet se si kanë folur ato.

Por çudia më e madhe është se kjo farë opozite, që sa vjen e çarmatoset, ka vendosur të luftojë kundra të gjithë botës, sepse atë na i paska blerë Edi Rama. Një botë e tërë gënjeshtare! Kush e beson këtë. Të gjitha strukturat botërore deklarojnë, se qeveria dhe kuvendi janë legjitimë. Si duket, ju nuk i njihkeni ende ligjet shqiptare. Po të duash ta dish mirë se kush i ka blerë votat, eja në Skrapar të tregoj unë se kush i ka blerë votat në vitin 2017. Nga ato lekë kam pirë dhe unë një birrë prej një personi, që nuk i kishin dhënë njësoj me të tjerët dhe ajo nga inati qerasi shoqet dhe votoi kundër LSI.

Unë i kam origjinale, jo si ato “faktet” e OSBE-së dhe gazetave që tregoni ju. E vërteta është se opozita ka hyrë në një rrugë që nuk e di as vetë ku e nxjerr. LSI, si parti e majtë lindi për të tjera ideale, e cila mund të mblidhte të gjithë të majtën në një të vetme, por me politikën që ndoqi, ka ardhur gjithmonë duke u shkërmoqur. Arsyeja e vetme është se vajti e u bashkua me Sali Berishën, atë që i ka bërë e po i bën të zezat këtij populli. Dhe duke u bashkuar me atë ndoqi kursin e tij të sharjeve e shpifjeve të ngritura mbi baza pabaza, por vetëm me thashetheme e përralla shtypi.

Flitet se diç i lidhte liderët e përfolur. Nëse do të jenë të vërteta, le t’i vërtetojë drejtësia. Asnjëherë nuk ka paraqitur argumente ligjore e të besueshme, që të mbetej parti serioze siç e filloi. Në fund të fundit, parti serioze të bëjnë qëndrimet serioze të bazuara në ligje jo në thashetheme. Po ti o Petrit, që ke emër të mirë, e po na del shtuf, nuk na ke thënë asnjë gjë të bazuar në dokumente të strukturave dhe organizmave ligjore. Me këto që ke deklaruar, i ke hipur gomarit së prapthi si devollinjtë e dikurshëm. Hipi gomarit drejt dhe të shikosh se si është fakti dhe gënjeshtra.

Ne e kuptojmë që dikush nga kreu i opozitës është në vuajtje, se zararet që i kanë bërë këtij populli do t’i paguajnë, jo me shashka dhe eksploziv, siç bën thirrje Lulushka me ata të dy që duan të fshihen pas gishtit, po me ligjet e këtij shteti. Drejtësia, që deri tani ka shirë si ka dashur, do të veprojë, jo politikisht si deri dje, por ligjërisht. Unë se ç’kam dëgjuar andej nga Zvicra, që një djali skraparas i janë këputur supet së mbajturi arka floriri për llogari të një personaliteti, që hedh gurin e fsheh dorën. Nëse dhe zoti Petrit ka ndonjë hall të tillë, ne nuk e ndihmojmë dot. Unë të paralajmëroj të mos merresh më me hamendje e thashetheme dhe t’i vësh në gojën e të tjerëve, se ku i dihet, mund të zërë dhe ty ndonjë dallgë.

Titulli orgjinal:Mos e bëni të pabesueshme partinë zoti Vasili!/Nga Enver CAKAJ