osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoran Zaev ka një mesazh për opozitën: Përvoja na dëshmoi, se dialogu mes pushtetit dhe opozitës, siguron rrugën para për shtetin!

Zoran Zaev ka një mesazh për opozitën: Përvoja na dëshmoi, se dialogu mes pushtetit dhe opozitës, siguron rrugën para për shtetin!

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pasi mori fjalën në konferencën e përbashkët iu drejtua kryeministrit Rama me fjalën “i dashur Edi” për të vijuar me “Vij këtu si mik”.

Ai e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut për tu integruar drejt NATO-s, ndërsa e cilësoi vitin 2019 të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet.

Zaev nuk nguroi t’i japë një mesazh edhe opozitës shqiptare.

“Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit.

Këtu vijmë si miq. Edhe unë kam qene në opozitë para 21 muajsh por asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE se jemi kundër bisedimeve me ta.

Ne jemi miq të të gjithë shqiptarëve dhe dëshirojmë vetëm të mira për të gjithë ju. Pas takimit me kryeministrin Rama jemi gati të thellojmë bashkëpunimin.

Në të vërtetë unë e kuptoj të gjithë opozitën kudo qoftë ajo. Obligimi i të gjithëve është shteti.

Unë si mik i Shqipërisë dëshiroj më të mirat. Çdo kush ka të drejtën e protestojë në formë demokratike.

Dy vendet tona miqësore është e rëndësishme që të marrin ftesën për fillim të bisedimeve me BE dhe shpresojmë të kemi sukses.”,- tha Zaev gjatë konferencës.