osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiunët dhe tradhtarët e sotëm të shqiptarëve!

Spiunët dhe tradhtarët e sotëm të shqiptarëve!

Jo agjent i serbëve e i francezëve të dali Berisha, siç ka dalë këto ditë në shtyp, por edhe i kinezëve e japonezëve, nuk i bën më përshtypje njeriu. Këtu ka shumë mundësi që vendi të jetë shitur nga politikanët në kuptimin më të drejtpërsëdrejti të fjalës. Sepse, kush garanton se “paraleli” i tij, nuk është edhe ai një “agjent” i serbëve e i francezëve, kush garanton se Rama nuk e ka ngrënë “lugën e çorbës”?

Ja diskutoje ketë temë me “më të mençurit” e shqiptarëve, me “intelektualët analistë”, me “poetin më të madh të demokracisë” Andi Bejtjen, me atë me mjekër, me Shkullakun “e madh”, me leninistin Bushati, me “Fidel Kastron” e Ballkanit, Lubonjën, me Rakipin, me atë “fshatarin nga Devolli” qe e ktheu “trastën me baltë” në një “trastë me apartamente”, me atë “A”-në e madhe të shtypit Krastën, apo me atë pordhën e Bruno Vespës!

Domethënë, diskutoje me shumicën e atyre që firmosin borderotë e pastrimit të parave të korrupsionit mediatik nëpër ekranet shqiptare, e do të bindesh se spiunimi e tradhtia e vërtetë kundër vendit e popullit të tyre, është një veprim “anakronik”, një atavizëm nga e “kaluara” enveriste. “Atdheu, ashtu si edhe paraja nuk vijnë erë”. Përveç atij “yllit” që shndrit në “Klan”, sipas të cilit Shqipëria është kthyer në një “nevojtore”.

Pyeti këta “spurdhjakër” të fjalës për “Bisturinë”, e të ankohen për “penelin” kryeministër, pyeti për krimet e qeverisjes të Berishës, e të përgjigjen për “krimet” e qeverisjes të Ramës. Sidomos për “kryekrimin” që ai ka bërë e që nuk ka asnjë lloj “lumi që ta shplajë”, siç e ka formuluar “poeti i madh” këtë periudhë: “Shqiptarët më tepër mund të durojnë shtypjen e Enver Hoxhës se sa talljen e Edi Ramës”.

Fol sa të duash për rregullat e demokracisë, atyre aspak nuk u bën përshtypje, përkundrazi qeshin. Atyre ju është fiksuar shikimi për dreq vetëm te Rama, mëngjes, drekë e darkë. Ata edhe në ëndërr figurën e tij shohin. Shohin mënyrën se si sillet me ta. Nuk i pyet! Është mendjemadh. Nuk bisedon me ta! Është arrogant. Nuk i fton nëpër takime! Është i paturpshëm. Nuk ha darka e dreka me ta! Është diktator, është bllokmen, është Kim Jongu i Koresë e Maduro i Venezuelës, është mashtrues, e çfarë nuk është!?

Që të vesh shenjë barazimi ndërmjet Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, është vetëm një tallje ndaj shqiptarëve dhe një deformim idiot i vetë historisë, thjesht për interesa personale. Nisur nga kjo kastë shkarrashkruesish dhe llapaqenësh, të cilët realisht, së bashku me ekranet dhe shtypin e tyre, janë nga përfaqësuesit më të “denjë” të “pushtetit të katërt”, mund të thuash pa frikë se edhe ky “pushtet” sot ka marrë fund, duke e kthyer këtë vend në një trup pa kokë, pa zemër, pa gjymtyrë, pa sistem nervor, një trup të “infektuar” plotësisht.

Asnjëra pjesë nuk mund të funksionojë pa pjesët e tjera. A nuk ka sens logjike ky dyshim, sipas të cilit vendi duket i shitur komplet nga të “katër pushtetet, kur media degjeneron në këtë farë feje, duke e kthyer misionin e vet fisnik, në një mision “të qelbur” kokë e këmbë, në një vegël të ndyrë përfitimesh personale? Që një bisedë mizerabël të kryetarit të Bashkisë të Durrësit me një tip Niçeje, më mizerabël se biseda në fjalë, që rrugaçëri individësh ti kthesh në një “çështje ndërkombëtare”, e si gazetar të mos kujtosh jo politikën, por një popull të tërë se pikërisht kjo politikë kërkon të tallet dhe të masakrojë të drejta e liritë e tij me një farsë të ashtuquajtur “dosja 339”, është shumë më pak se të thuash tallje. Është një katastrofë e vërtetë, që përgatitet nëpër skutat e errëta të “dhomave” më kriminale shqiptare, për të sunduar e për ta kthyer këtë vend në një “nocion” të vërtetë gjeografik.

A ka qenë ish Presidenti Berisha një spiun i ish Sigurimit, spiun e serbëve apo shërbimeve të fshehta franceze? A është e nevojshme që të na e rikujtojë “bisturinë”, një prej deputetëve mbi 25 vjeçar këtë fakt? Të na e kujtojë një deputet, i cili në një prej ngjarjeve më të rënda të të ashtuquajturës “demokraci” shqiptare, bashkë me atë “çamtën e zezë” u rradhit krah krimit të tmerrshëm të vrasjes të atyre fukarenjve të “21 janarit” në mes të Tiranës? A nuk i mjaftojnë krejt ato denoncime të bëra deri më sot, organit të Prokurorisë, për të hapur procesin hetimor aq të dëshiruar e të pritur, kundër autorit të vërtetë të krejt mbrapshtësive e krimeve të ndodhura në Shqipëri këto 28 vite?

Ndihmësi, badigardi personal e me emër i ish Presidentit, zoti Izet Haxhia, nën përfaqësimin e një të “penduari”, po mbush gati vitin në burgjet e Tiranës, e tashmë pothuajse po i “harrohet” edhe emri. A nuk është një “tradhti kombëtare” të mos marrësh parasysh, nga shumë tmerre që ai ka denoncuar, qoftë edhe një të vetëm, atë të nxitjes drejtpërdrejtë të tij nga ana e Berishës për të “bombarduar” ambasadën amerikane në Tiranë?

A nuk është e mjaftueshme denoncimi zyrtar në organet italiane e shqiptare i dy aviatorëve patriotë, që pas marrjes të urdhërit për të “bombarduar” urën e Mifolit u arratisën në territorin italian për të mos e zbatuar atë krim aq të rëndë e të tmerrshëm ndaj vendit? E tani na del e na bën pakëz “zhurmë” një ish avokat i “dyshimtë” se po nxjerr e do vazhdojë të nxjerrë “fakte” të tjera që e vënë Berishën “me shpatulla pas murit”. E pabesueshme më! Ish Presidenti Berisha nuk mund të vihet më në “bangon e të akuzuarit”! Sepse tashmë “akuza” ndaj tij mbështetet vetëm me fjalë.

Dëshmitarët e gjallë të “krimeve” të tij të “2 prillit”, të “’97-ës e ’98-ës”, të “Gërdecit” kanë vdekur. Janë gjallë e gëzojnë shëndet të plotë pikërisht “protagonistët kryesorë” të këtyre ngjarjeve, ish ministri i Mbrojtjes të kohës të “Gërdecit”, ai i Brendshëm i vrasjeve të “21 janarit”. Janë gjallë, biles janë udhëheqës të drejtpërsëdrejti edhe të turbullirave të sotme “të nxitura” nga jashtë Shqipërisë, për përmbysjen me dhunë të rendit Kushtetues në vend. Sali Berisha, tani është thjesht një ish President e Kryeministër pensionist, i cili nuk ka “asnjë arsye” pse të mos e gëzojë pensionin dhe “begatinë” që i vjen nga ky “pension” bashkë me familjen e vet.

“Çamta e zezë” e deputetit “avokat” Spartak Braho nuk ka brenda saj as edhe një gjë që nuk njihet e dihet botërisht, qysh vite e vite shumë më parë. Po, ajo “çamtë e zezë”, me sa duket brenda përbrenda saj mban projektin e një “marrëveshje” të re, që ndoshta po kurdiset në kurriz të shqiptarëve. Në këtë katrahurë artificiale protestash krejtësisht jashtë kontekstit të kohës e pa asnjëlloj motivi të qenësishëm, por vetëm “sebepesh” për “vjedhje votash” dy vite më parë, asgjë nuk varet më nga vullneti thuajse i manipuluar i popullit shqiptar.

A është e mundur të hapen “negociatat” me Shqipërinë me BE në kushtet kur, qoftë edhe për faj krejtësisht të opozitë? Pa dyshim që jo! Nuk është e mundur që BE-ja, përveçse halleve e problemeve që ka brenda për brenda vendeve anëtare, të pranojë të negociojë e më pas të fusë brenda gjirit të vet një vend në gjendje para “lufte civile”. Paralelisht me të, as që i prishet “gjiza” atllarëve të politikës shqiptare se në gjendjen ku ndodhen sot ata, në raport me ndërkombëtarët, qytetarët shqiptarë mund të kthehen dhjetra vite më pas, se investimet e ndihmat që akordon Europa, jo vetëm largohen por gjithçka tjetër devijojnë matanë vendit, se komunikimi nga dhe me Shqipërinë mbetet vetëm subjektiv e i abandonuar nga regjimet e garancisë ndërkombëtare, se mund të bëhet krejt e mundshme kthimi i lëvizjes të shqiptarëve nën regjimin e vizave; si dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të preket besueshmëria e ekuilibri delikat i Republikës vëlla të Kosovës, si një vend që sot më tepër se kurrë ka nevojën e një Shqipërie të qetë e në rrugën e arritjeve të integrimit në Europë.

A thua se nuk kuptohet çfarë ndodh nën podrumet e errëta të poshtërsive anti shqiptare? Marrëveshje po bëhet! Nuk është fare e vështirë për krerët e politikës tonë të hyjnë në marrëveshje. Përkundrazi! Të dyja palët janë të “kriminalizuar”! E para palë sepse ka bërë krime, e pas saj vazhdon rrugën “nderi” pala që rri sodit e nuk e ndëshkon këtë rrugë krimi. A nuk e thotë aq saktë fjala e urtë se “kush nuk e ndëshkon krimin bëhet ortak me të”? Ja p.sh. një “variant” i mundshëm ku më shkon mendja, duke parë si ndërmjetës pikërisht atë që rri midis palëve, atë që di aq “bukur” ta mbajë një dorë në bakllava e tjetrën në revani. Aleancë e pisët midis palëve më të larta të shtetit, garanci “plakut Mere” përbri dënimit të “fajtorëve të vërtetë”, zgjedhje të reja nën një klimë “bashkëpunimi e qetësie sociale” dhe vazhdim i thellimit të “reformës në drejtësi”.

Gjendja në përgjithësi është e rëndë. Kushdo që e mban shpresa duke “copëtuar” karriget e kafeneve me “patriotizëm”, e duke numëruar ditët e “protestës të madhe” e ka punën keq. E kemi punën keq! Sepse nuk kemi se ku të qajmë hallet. Ja se pse duhej të ngrihej opozita sot! Për drejtësi e jo për marrëzi, për të luftuar me hordhinë e hajdutëve e jo me nervat e qytetarëve, për kauza të vërteta e jo për kauza maskarenjsh. Pas do ta kishte gjithë popullin, e jo 30 mijë të hutuar që nuk dinë se pse protestojnë, që nuk pyesin për shtëpinë e tyre por për kolltuqet e “milionerëve të rinj” të politikës shqiptare e të bandave të tyre nëpër media, nëpër zyra e nëpër organizime që vetëm pastrojnë paratë e pronarëve e po e mbysin kaq haptas vendin e tyre.

Mbase ajo lëvizja e studentëve e ka zgjuar nervin e aftë dhe intelektin e duhur të rinisë tonë! Le të shpresojmë se koha ka ardhur që ti tregohet vendi kësaj hordhie “mongolësh”, që po mburren kaq haptas me tradhtinë e tyre. Afër 150 vite kanë kaluar, e duket sikur edhe sot nëpër fushat e nëpër malet e Shqipërisë kumbon me vajin e vet Naim Frashëri, rilindasi i vërtetë. O, popo ç’turp kanë marrë!/Janë bërë tradhëtorë/Dhe s’janë më shqipëtarë/Se nga kombi hoqnë dorë. /Nga Bardhyl ERMINI