osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tango e Monikës me “Lil” Metën dhe “valsi i lumturisë” së Lulit

Tango e Monikës me “Lil” Metën dhe “valsi i lumturisë” së Lulit

Meditimet janë të çuditshme. Ato herë na kthejnë mbas në kohë dhe hera herës na bëjnë përqasje të tilla, nga ku ne shpesh bëjmë paralelizmat e ngjashmërisë duke thënë: Si është e mundur ?!

“Tango” e Presidentit Meta me Mony-in është normale, sepse në fund të fundit “Zonja e Parë” në një ballo, doemos vallëzimin duhet ta bëjë dhe i takon me bashkëshortin e saj, por ja që Mony-i nuk pranon dhe për më tepër se Iliri po e mëson gabim, duke i thënë se tango në Shqipëri vallëzohet “dy hapa mbrapa njëri – e një hap mbrapa, tjetri”. Këtu fillojnë dhe kontradiktat e tyre dhe ato na qenkan aq të mëdha, sa që flitet se,që kur Mony-it, ju la trashëgim froni i kryetares së Partisë, nuk ka të bëjë më fare me Presidentin, bile atë nuk e njeh aspak, përveç bashkëshortit të saj Ilir Meta! Por nga ana tjetër dhe Iliri, është aq i pa anshëm në trajtimin e Mony-it, sa që ditën i flet për të ruajtur ekuilibrin dhe qetësinë politike (për hatër të popullit të shumë vuajtur shqiptar) sëbashku me ndrikujt e tjerë, ndërsa natën e mëson dhe i bën “trenazh” (stërvitje praktike) se si duhet t’i prishi ato pa rënë ndesh me parimet e demokracisë . Shkurt me luftë të armatosur…por ama paqësore!

Mrekullitë e rastësishme edhe njihen, por për ne shqiptarët, do të vijë një kohë, që kjo “bëmë e çiftit presidencial” të futet në “Gines”, sepse nuk gjen në asnjë vend të botës, një grua Presidenti, që ta rrëzojë Presidentin … duke e dashuruar atë çmendurisht!

Po çfarë kërkon Mony-i nga Presidenti i saj kokëfortë, i cili nuk lëshon pe dhe ajo për inat ngre popullin në kryengritje dhe i bën thirrje për revolta pranverore?

As më shumë e as më pak Mony-i, i kërkon punë për shtresat e gjera të punëtorëve, shkurtimin e pagave të oligarkisë sunduese duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, gjithë vargu i ministrave dhe zëvendësve të tyre e deri te privilegjet e panumërta të deputetëve. Ajo kërkon ngritjen e pagave të punëtorisë, kërkon rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive e sidomos atyre të ulta, kërkon reformim të arsimit dhe rishikimin e titujve (bile edhe të vetëtitullit doktoreshë të saj), kërkon të vihen para drejtësisë ata që me video zë dhe figurë, bënin pazarllëqe për vende pune me mijëra Eu në tavolinë, kërkon arrestimin e shkaktarëve të tragjedisë vëllavrasëse të vitit ’97-të, shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit e deri te 21 Janari, sikurse dhe shporrjen e Ramës së korruptuar.

Është i pari zë, që gati mbas 30 vitesh e revoltuar, ka kërkuar e kërkon për të gjithë ata që kanë lyer duart e tyre me gjakun e këtij populli, të shkojnë të gjithë para drejtësisë e të përgjigjen për krimet e tyre. Si Parti simbolike e Rinisë shqiptare dhe ajo si kryetare trashëgimtare e tyre, është gati ti nënshtrohet çdo lloj gjykimi, vetëm e vetëm që ky popull të shpëtojë nga korrupsioni i madh e galopant, nga sistemi i drejtësisë së anuar, i cili ka qenë i ngritur mbi rrënjët e “Plepave të Durrësit”. Kjo heroinë e kthyer tashmë simbol i “Zhan d’Arka”-ës shqiptare, kërkon të gjenden me çdo kusht ata që vodhën floririn nëpër arka dhe shteti ende hesht i përgjumur, nën efektet e opiumit të mbjellë në të katër anët e vendi, teksa ky popull varfërohet e varfërohet e disa të tjerë pa limit pasurohen e pasurohen. Për hatër të këtij populli, ajo bashkë me ndrikujt e tjerë, dogjën mandatet dhe flitet (por kjo nuk është shumë e sigurt) se nëse Lili dhe Rama nuk i realizojnë këto kërkesa, ajo do djegë dhe veten me benzinë që të çuditet bota. Pikërisht te zanafilla e deklaratës së saj, Luli filloi numërimin me një sahat të vjetër të markës ruse në dorë, duke kopjuar Bulkun me “tik- tak- tik-tak”.

Por Mony-i, e vetmuar këto nisma ma karakter “thellësisht demokratik” nuk mund t’i kryej, prandaj me thirrjen: “Opozitarë të të gjitha rretheve bashkohuni”, ka zbritur në fushën e betejës sëbashku me krushqit opozitarë dhe turmën e ekzaltuar të “hosnarave”, duke u kërkuar aleancë partive “të progresit “sikurse është ka qenë e do të jetë Partia Demokratike….dhe disa parti- “hiçka”, të tjera, që në çdo zgjedhje parlamentare apo lokale, presin kockat që do tu ngelen apo hidhen, duke i parë padronët e tyre në dritën e syrit me jargët që u kullojnë për një copë karrige nga ajo e pushtetit.

Paralelisht me këtë situatë, na ka dalë në skenë zonjëza “Lulu”(disa maskarenj i thonë Lul Berisha), e cila dhe ajo ka kohë që përgatitet për ballon e madhe, por kësaj rradhe pa maska, sepse në Tiranë së afërmi do të organizohet një konkurs i madh i dirigjenteve të orkestrave muzikore (thuhet në dt.16).

Por me gjithë përgatitjet nga brenda selisë ka disa kontradikta me “usta”- shin e vet historik ( që për dreq më shumë në popull kanë filluar e i thonë se nuk është më historik por…histerik)

Teksa Luluja kërkon të luaj e të vallëzojë me valsin “Selia Blu”, vetë Sala apo më saktë “Usta”-shi i tij, për modesti nuk e pranon këtë propozim ,por këmbëngul për “ Marshin e triumfit”. Këtë ai e argumenton me ndodhitë dhe ngjarjet e vitit ’98-të kur ja u mori pushtetin Nanos me një arkivol simbolik te dera e Kryeministrisë, paçka se i rrëmbeu dhe tanket. Nanua, i prirur për aventura deshi apo nuk desh , i detyruar ia mbathi për në Maqedoni, për ta sjellë më vonë në fronin e braktisur ndërkombëtarët, e teksa ai gjithë humor deklaronte se kish qenë atje për një vizitë miqësore.

Në këtë debat, krahas argumenteve të mësipërm ai shpalosi dhe idenë se revoltat janë mbarë popullore dhe nuk janë as të Selisë…por dhe as të Salisë, kështu që duhej gjetur një e mesme aritmetike për të kënaqur dhe aleatët.

Ngërçin e krijuar, për të rregulluar dhe disi shijen e hidhur që pat lenë dikur në Gërdec e zgjidhi Mediu i cili si aleat i përhershëm e besnik propozoi “Valsin e lumturisë”, vals ky, që do ti sjellë lumturinë popullit shqiptar. Por tashmë problemi nuk është më te “Valsi i lumturisë dhe as te “Marshi i triumfit”, puna është se Rama i ka lejuar jo vetëm të këndojnë e vallëzojnë por edhe të bëjnë ç’të duan, përveç pushtetit që ai nuk ka për t’jua u dhënë. Jo se Rama është ndonjë trim i madh, por mbas tij janë ndërkombëtarët, është Evropa dhe Amerika, prandaj dhe ai bën stërvitje basketbolli brenda mureve rrethuese pa e vrarë fare mendjen se ç’po ndodh përreth tij apo të përllogarit dhe pasojat që mund të bien përsëri mbi kurrizin e këtij populli.

Këtu qëndron dhe vështirësia më e madhe, apo udhëkryqi historik i cili i ka çoroditur të gjitha palët bile dhe vet Saliun, i cili ka qenë dhe ngelet arkitekti i çdo rrëmuje dhe gjakderdhjeje këto 30 vitet e fundit. Tashmë ai dhe gjithë shpura e tij e inkriminuar, të të gjithë llojeve të partive (përfshi këtu dhe kupolën e PS) e kanë fare të qartë, se e vetmja rrugë për të dalë nga situata e rënduar, është që të krijojnë situata edhe më të rënduara, por jo brenda partive të tyre, ajo duhet të trazojë dhe konfliktojë gjithë jetën shoqërore, duke krijuar imazhin e brendshëm por dhe të jashtëm, se nuk është dëshirë e tyre partiake, por na qenka një fenomen shoqëror që kërkon zgjidhje – bile urgjente!

Metodat e përdorura deri te thirrjet se “Rama nuk ikën nga pushteti përveç se me plumbin ballit” ndjellin kob jo ndaj personit, por ndaj popullit. Thirrje të tilla, nxisin luftën vëllavrasëse dhe Saliu në këtë pikë i ka dhënë provat. Ai, duke qenë se në disa momente kulmore e krize (si në 1997 … më ’98-tën me Gërdecin në 2008 si dhe me 21 Janarin 2011 pa folur këtu vrasjet mafioze që vetëm ai dhe banda e tij dinë ti mirë organizojnë, realizojnë dhe t’i mbulojnë, bile dhe në fund …të të ngushëllojnë) ia ka hedhur paq, mendon se përsëri do t’ja hedhi. E vërteta nuk është te hallet e popullit që çirret Sala, Mediu, apo Mony-i (anti president).Jo ! Halli është gjetkë, është hall koke e sidomos pasurie për familjet e tyre mafioze nga ku të gjitha llojet e krimeve të çojnë brenda mureve të familjeve të tyre. Krijimi i situatave destabilizuese për Shqipërinë, nuk është më çështje e një vendi, por e një rajoni dhe dihet mirë që në shkallë rajonale përplasen interesa superfuqish të Amerikës, Evropës dhe të Rusisë. Saliu këtë gjë e di mirë prandaj luan edhe kartën e fundit të kodifikuar (por që tashmë radio-përgjuesit e kanë deshifruar) ku shprehimisht pak a shumë po japim përmbajtjen e radiogramit:

Dep. të shtetit Amerikan-New York

Komitetit të përhershëm të BE -Bruxeles

(Për dijeni Rusisë)- Moskow

.. “Dëshironi paqe dhe stabilitet në Shqipëri dhe rajon? Lëreni në pushtet Ramën, por mos na ngacmoni dhe mos luani me ne dhe pasuritë tona. Stop. Ishit ju ata që na rekrutuat për të përmbysur sistemin e Enver Hoxhës dhe të bëheshim kapitalistë. Stop. Ne u rekrutuam ju dëgjuam dhe e përmbysëm ashtu sikurse na mësuat ju. Stop. Nëse dëshironi paqe në rajon dhe me qëllim që të mos përhapen më tej flakët e luftës, shpallni amnistinë politike të propozuar nga aleati ynë Meta. Stop. Ju presim përgjigje mbas dt. 16 Mars. Stop”…

Ky lloj radiogrami asnjëherë nuk u është dërguar me radio, as me postë diplomatike, as nëpërmjet agjentëve të tyre sekretë me maska apo dhe pa maska, sikurse as edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Jo !Ky është dërguar nëpërmjet gjithë veprimtarisë së tyre të organizuar brenda selisë blu, jashtë saj nëpër sheshet e qyteteve e deri te bulevardet kryesore të Tiranës. Jehonën ata e kanë të qartë

Ky lloj radiogrami disi i veçantë dhe i pa shkruar asgjëkundi, është radiogrami më i çuditshëm që i ka vënë të gjithë para dilemës që dikur e kish shkruar Lenini me gërma kapitale: “Ç’të bëjmë”?

Veçse, tashmë kjo pyetje nuk shtrohet për vegjëlinë, por për borgjezinë e madhe shqiptare që për mendimin tim personal, kot e ka zënë lemeria, ngaqë asaj asgjë nuk do t’i ndodhi përveçse tek tuk do dënojnë e ndëshkojnë elementë të dorës së dytë apo dhe të tretë thjeshtë sa për konsum publik.

Po Rama?! Ai do të jetë shumë i kënaqur që askush para dt. 16 për të gjitha zullumet e tyre të mos të ndëshkohet, sepse kushedi dhe vetë sëbashku me pasanikët rilindas të tij kushedi ku “mund të kenë gëlltitur ndonjë tas me supë të prishur”…dhe do të villnin dhe ata tërë jetën, si gjithë të helmuarit.

Evropa bashkë me Amerikën do t’i falnin apo do ta mbyllnin një sy? Ta kenë me tërë mend?! Nëse e kanë seriozisht kur do ta bëjnë këtë gjë?! Ata presin të shtunën e ardhshme “ tik-takun” sahatit të Lulit . Por dhe vet “zonjëza parë Lulu” e PD-së, sëbashku me “Usta-shin plak”janë në hallin më të madh. Si do jetë në të pastajmen e ardhmja e Partisë së tyre?!… /Nga Ylli MEÇE