Efektivja e Shqiponjave, Blerta Dervishi u pezullua ditën e djeshme nga detyra pas rezistencës që bëri ndaj policisë dhe përmbaruesve duke mbrojtur banesën e saj tek ‘Petro Nini’.
Mësohet se ditën e sotme Blerta është rikthyer në detyrë.
Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme, përmbarimi shkoi për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.
Efektivja e Shqiponjave dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit.