Zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur mjaft entuziast me fitoren që Juventusi arriti dje përballë Atletikos së Madridit, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Braçe ka hequr një paralelizëm mes atyre që luajnë me shpirt skuadre, dhe atyre që preferojnë gjumin, duke ironizuar kështu me opozitën në Shqipëri.
3 gola të Ronaldos i mjaftuan dje Juventusit për të kthyer rezultatin e ndeshjes së parë, ku kishin pësuar dy gola në Spanjë.
Reagimi i Braçes:
Mirmengjes!
Ai momenti kur fiton edhe nje here,
fiton edhe nje here me shume;
Ai momenti tjeter kur e dine qe nuk te mundin dot dhe,
ja fusin gjumit, vetedigjen ne gjume,
derisa fitorja jote uleret perseri dhe,
tremb, madje tromaks pa fund,
nuk ke cben dhe vetedigjesh edhe nje here!
Pjesa tjeter eshte akoma me sport;
#TheTeam #TheTeam
I njejti shpirt fituesish, pa u ndalur,
#DerineFund #DerineFund
VO: Kujt i shkon mendja tjeter kund, gabon! Eshte thjesht sport!
Eshte thjesht sport!