osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sytë që panë vdekjen e Kryeministrit dhe një histori si në filma në diktaturë

Sytë që panë vdekjen e Kryeministrit dhe një histori si në filma në diktaturë

NATA ME HËNË TË FSHEHUR

Ylli Polovina

Përgjegjësi i sigurisë së Mehmet Shehut i kishte zyrat e trupës së tij te garazhi i vilës. Aty kishte mjedise ku rrinin, në raste urgjencash, edhe mjeku e infermieri personal i Kryeministrit. Pikërisht te ky garazh, kur hyje dhe parkoheshin makinat, ndodhej një pllakë llamarine e mbyllur me dry. Po ta hapje atë, gjendeshe në një vendstrehim atomik.

Qenë disa dhoma të mirë pajisura dhe të shtruara me moket. Nuk mungonte në të as dhoma e dushit dhe as krevati dopio. Nëntokësorja e bollshme fillimisht e merrte drejtimin në brendësi të Bllokut, andej ku ndodhej edhe banesa e Enver Hoxhës, por shumë shpejt bënte një hark të butë dhe shkonte atje ku në vilën e Mehmet Shehut ndodhej kuzhina. Për ta mirëmbajtur, si punonjëse pastrimi, ishte e motra e klarinetistit të njohur përmetar, Laver Bariu, e cila qe lëkurëbardhë dhe shtëpinë e kishte në buzë të Bllokut, atje ku ndodhej “Libri Universitar”. Kjo pastruese që e thërritnin Nare, hynte në këtë rifuxho përherë e shoqëruar prej një kapteri. Asnjë person tjetër nuk lejohej të shkelte aty. Rojet patën hyrë, sigurisht, dhe kishin vënë re që Kryeministri nuk tregohej i shkujdesur ndaj atij objekti. Herë pas here vinte dhe e shihte. Ai nuk kishte nevojë të depërtonte atje nëpërmjet portës së llamarintë, por hynte nga brenda.

Duke dalë nga mbledhja e Byrosë Politike, Mehmet Shehut i merren mendtë

Kolegu roje i turnit të orës njëzetë quhej Baki Okrama, bir i një familjeje tiranase, njeri fort i mirë. I ardhur në të njëjtën orë me të, në më pak se gjashtëdhjetë minuta Asimi mësoi përdorimin e citofonit, sidomos cilave mjedise të banesës kryeministrore u korrespondonin numrat e tasteve të tij. Mehmet Shehu kishte butonin e vet, Fiqiretja të sajin. Numri pesë ishin gratë e shërbimit, me të cilat oficerët roje te dera e vilës kishin më shumë punë dhe të drejtë të komunikonin.

Nëpërmjet po atij citofoni rojeve në çdo çast mund t’u vinte një kërkesë, lutje apo urdhër prej çdo mjedisi të shtëpisë. Zakonisht në raste të tilla pëlqehej që fjala të shkonte te përgjegjësi i grupit. Roja qe thjesht përcjellës. Në rast që në një moment të caktuar nuk ndodhej aty vetë Ali Çeno, në gatishmëri për të marrë porosinë nga brenda vilës do të qe ai oficer, të cilin ky e kishte caktuar përkohshëm si shef.

Atë ditë të 17 dhjetorit, Asimi e mori vesh që Byroja Politike kishte qenë në një mbledhje të saj vetëm kur pa të vinin në këmbë drejt vilës Mehmet Shehu i shoqëruar prej grupit të tij truprojë, plot gjashtë vetë.

Ishte ora nëntë e natës.

Ali Çeno mbante nën sqetull dosjen e punës të Kryeministrit. Në krahë me të qe edhe mjeku personal, Milto Kostaqi. Infermieri Llesh Roku ndodhej diku më tutje, por gjithsesi afër.

Mehmet Shehu se si ecte, sikur nuk i kishte këmbët të vetat ose sikur ato pak nga pak po bënin përpjekje t’i shkëputeshin nga trupi. Tek po i afrohej portës për të hyrë në oborrin e shtëpisë Asimit iu duk sikur pllakat në trotuar feksën si të qenë lyer me ngjyrë floriri.

Ky ishte vetëm një çast dhe ai instinktivisht pa nga qielli. Ishte pis i zi, me një dyndje resh të tejngarkuara me shi. Por ky atë ditë më shumë pati vesuar se njomur kryeqytetin. Lagështia vazhdonte të rrinte e mbledhur nëpër shpatet e malit të Dajtit dhe ndoshta vetëm atje qielli herë pas here rridhte ndonjë çurg.

Asimit iu bë se diku një rrip i vogël hëne pati nxjerrë kokën, por kjo iu duk kllapi. Qe thjesht një mirazh. Ajo natë e 17 dhjetorit 1981 ishte vërtet ndjellakeqe.

Vetëm këtë moment, tek po e mbante vështrimin ngulur te Mehmet Shehu dhe trupa e njerëzve të sigurisë rreth tij, Asimi e ndjeu më fort shfryrjen e erës nëpër degët e palmës që ishte pranë derës së vilës, tamam atje ku ishte vendroja dhe ato çaste po rrinte Baki Okrama.

Atë që ndodhi më pas, më shumë se prej vështrimit e kapi nëpërmjet dëgjimit. Ishte një si “ah”, pastaj trupa njerëzorë që u tendosën nëpër ajrin e natës. Mehmet Shehu papritur u palos, siç duket sepse iu prenë gjunjët. Gati ra përdhe sikur të mos e kapnin dhe mbanin rrufeshëm në duar truprojat. Madje për ta kryer këtë shërbim u afrua nxitimthi edhe infermieri Llesh, të cilit Asimi u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen se, ashtu thatim si qe dhe jo në moshë të freskët, ai nuk mund ta ndihmonte Kryeministrin të mos rrëzohej. Qenë djemtë e sigurisë për këtë punë.

Kur Mehmet Shehu hyri në oborr dhe po bëhej gati të hynte në vilë, nën dritën e plotë të llambës së portës kryesore Asimi dalloi që e kishte fytyrën dyllë të verdhë.

“Si kufomë”, i erdhi padashur në vetëdije kjo shprehje.

Dhoma e Mehmetit dhe e bashkëshortes së tij qenë në katin e dytë. Megjithatë, shoqëruesit e hipën Kryeministrin në ashensor.

Kur Ali Çeno me doktorin dhe infermierin zbritën poshtë porosia për të gjithë ishte “Bëni kujdes!”

Grupi shoqërues iku, por Çeno, mjeku dhe infermieri, qëndruan aty, te mjedisi i ndenjjes në garazh.

“Tani do ta marrësh ti shërbimin”, i tha Aliu Asimit dhe u tërhoq në zyrën e vet për të dremitur me rrobat e trupit veshur, në gatishmëri.

Baki Okrama, i cili duhej ta linte shërbimin në orën dy të natës, sipas marrëveshjes së parabërë, iku që në orën njëzetë e tre.

Që prej këtij çasti, sytë e oficerit Asim Beja u bënë të vetmit regjistrues çfarë ndodhi atë natë te hyrja e banesës së Mehmet Shehut.

“Gaz 69”-ta dhe Kadri Hazbiu

I veshur me pallton e trashë “Gub” dhe automatikun në krahë, me çadër në dorë për t’i shpëtuar shfrimit të një shiu që sa shfaqej, zhdukej, Asimit vështirësues i asaj nate të parë shërbimi te Kryeministri iu bë veçanërisht era.

Ajo u vërsulej gjetheve të palmës, i përthyente dhe i tendoste gati për t’i shkulur, duke bërë një zhurmë që e pengonte shumë për të dëgjuar citofonin. Brenda banesës, me atë marrje mendsh dhe gati rrëzim të Mehmet Shehut, dyllë i verdhë siç edhe vetë e pa, në çdo çast mund të kishin ndonjë nevojë.

Sidoqoftë për një duzinë minutash era e fortë u fashit pak dhe nga qielli nuk u shkund asnjë pikë uji. Asimi iu dha përkundjes së ëmbël të asaj që priste të ndodhte në mëngjes, para orës tetë, kur ai ende nuk do të qe ndërruar në vendroje dhe do ta takonte posaçërisht Mehmet Shehu për t’i uruar punë të mbarë. Këtë takim ia kishte paralajmëruar, si një dëshirë të vetë Kryeministrit, Ali Çeno.

Ishte ora dymbëdhjetë e një çerek apo e njëzetë e natës kur Asimi ndjeu që u hap dera e vilës: bramp, bramp!

U afrua me shpejtësi dhe qe pothuaj te shkallët e para për t’u afruar sa më shumë, kur te kanata e çelur u shfaq Mehmet Shehu. Ishte me pizhame.

“Oficer!”, thirri.

“Urdhëro!”

“Çfarë po bën?”

“Po kryej detyrën”.

Tashmë qenë larg njëri-tjetrit vetëm tri shkallë. Ndriçimi nuk ishte aq i mirë sa Asimi t’i dallonte çehren e fytyrës, por zëri i Kryeministrit iu duk i fortë.

Mehmet Shehu pa rreth e rrotull, pastaj i hodhi sytë tek ora e dorës. U përpoq të vështronte po ashtu nga qielli, ndenji një moment si në mëdyshje dhe me po atë shpejtësi që u shfaq, e mbylli derën dhe u fut brenda.

Patën kaluar më pak se pesëmbëdhjetë minuta kur u hap porta kryesore dhe hyri brenda “Gaz 69” i parkut të tyre. Ora qe dymbëdhjetë e gjysmë.

Nga makina zbriti Jonuz Lutaj, punonjës i shërbimit pranë Kryeministrit, por i mbajtur shumë afër nga familja e tij. Për Shehët ishte si mazhordom. “Shef i oborrit” i thoshin shumica e rojeve të Bllokut. Dyzetë e ca vjeçari Jonuz hynte ndër më të besuarit e Mehmetit, shpesh ishte vetëm ai që e shoqëronte Fiqireten në shërbimet e saj jashtë Tiranës, kur shkonte nëpër rrethet e tjera.

Hyrja e “Gaz 69” dhe dalja nga dera e shoferit e vetëm Jonuz Lutaj iu duk Asimit një pamje rutinë. Tjetri patjetër po kthehej prej ndonjë pune dhe para se të shkonte në shtëpinë e tij, e cila qe fare afër, doemos që do të mbyllte në garazh makinën.

Gati e besoi këtë që po mendonte sikur të mos ndiente dhe pastaj të shihte realisht se u hap edhe dera e prapme. “Gaz 69” në pjesën e pasme dritaret i kishte enkas shumë të vogla dhe nuk mund të dalloje kurrë nëse në sediljet e fundit kishte ndonjë njeri.

Kur dera e dytë u hap plotësisht prej makinës zbriti Kadri Hazbiu.

Imazhin e tij Asimi e kapi vetëtimthi, sepse ky me shpejtësi hapi llamarinën e portës së strehimit nëntokësor dhe humbi në të.

Dialog absurd në citofon

Asimi qe i njohur me Jonuzin, por aty pasmesnate ky nuk iu afrua qoftë edhe për një sekondë. Thjesht ky mund ta pyeste me shprehjen e rëndomtë njerëzore “Hë, ç’kemi?” ose “Ke ftohtë apo jo?”

Vijoi një pritje e gjatë. Kadri Hazbiu doli pas një ore. Akrepat shënonin dy pa një çerek. Hipi rrufeshëm në “Gaz 69” dhe makina iku me ngut nëpër natë dhe erë. “Ah, sikur të kishte pak hënë!”, psherëtiu me vete Asim Beja. Donte ta fiksonte mirë pamjen e fytyrës së ish-ministrit të Punëve të Brendshme, tani i asaj të Mbrojtjes.

Kur “Gaz 69” u kthye Jonuz Lutaj nuk e futi makinën brenda, por e la jashtë. Pastaj nxitoi për në apartamentin e tij, në një ndërtesë afër ku jetonin katër familje, mes tyre edhe djali i Hysni Kapos, Pëllumbi, apo i biri i sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, Maksi.

“Mazhordomi” i familjes Shehu jetonte në katin e parë.

Sipas shënimeve të urdhrit të ditës, në orën pesë të mëngjesit Asimi duhej t’i binte atij butoni të citofonit që komunikonte me punonjësen e kuzhinës, e cila qe edhe një lloj infermiereje. Në këtë orë çdo ditë ajo shkonte në dhomën e madhe të Kryeministrit dhe ngrinte grilat.

Mehmeti dhe e shoqja flinin veç e veç, i pari e kishte pamjen që shihte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kurse Fiqireti nga brendësia e Bllokut.

Kur ora vajti pesë, i ra tastit përkatës të citofonit dhe e kujtoi punonjësen të ishte gati për të shkuar në dhomën e gjumit të Kryeministrit për të ngritur grilat, por ajo tha se ishte me kohë e bërë gati, qe veshur dhe krehur. Veç shtoi, duke bërë një pauzë fare të shkurtër, se Mehmet Shehu ende nuk i kishte rënë ziles.

Biseda u mbyll këtu dhe gjer në pesë e gjysmë, ndërsa pritnin që Kryeministri të thërriste punonjësen për të ngritur grilat, shqetësimi i vonesës Asimit iu kthye në ankth. E shtypi butonin sërish. Përsëri zëri i punonjës së brendshme të vilës kryeministrore u përgjigj po njëlloj si gjysmë ore shkuar: Mehmet Shehu ende nuk i pati rënë ziles.

“Po lëre të çlodhet”, bëri një shaka kuturu Asimi. Pastaj vazhdoi humorin me fjalët “Mbrëmë Kryeministrit iu morën pak mendtë dhe do të ketë thirrur për ta çmpirë pak shoqen Fiqiret. Kështu mbrëmë kanë fjetur bashkë dhe në mëngjes u duhet edhe pak më shumë gjumë se zakonisht”.

Tjetra, për aq sa u dëgjua në citofon, vetëm psherëtiu.

Ora më në fund vajti gjashtë pa një çerek. Asimi shtypi butonin. Punonjësja shqiptoi: “Akoma jo”.

“T’i lëmë, t’i lëmë edhe ca të flenë, tha ky shpenguar, por a e di ç’ke ti? Bjermë një kafe!”

Filxhani i kafes ende nuk kishte ardhur, kur mbërritën te porta e vilës tufa e shtypit të ditës dhe paketa informative nga ATSH. Asimi qe tifoz dhe menjëherë mori gazetën “Sporti Popullor”. Në këtë kohë u hap dera e shtëpisë dhe te pragu i saj u duk një nga djemtë e Kryeministrit, Vladimiri.