Teatri Kombëtar do të shembet, ndërsa mbi gërmadhat e tij do të ndërtohet i riu. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një status në Facebook, ndërsa projekti do të prezantohet pasdite në orën 17:00. Rama ka shpërndarë në Facebook edhe disa foto nga gjendja aktuale e Teatrit Kombëtar, që sipas tij e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen për të ndërtuar një godinë të re. Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet në Partneritet Publik-Privat.
“Teatri i ri kombëtar mbi gërmadhën e të vjetrit. Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar.Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.
Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG” thotë Rama. Një pjesë e artistëve e kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke kërkuar që të rikonstruktohet. Por tashmë vendimi është marrë, ndërsa pasdite prezantohet projekti i ri.