Në reagimin e tij për përplasjen tek “Petro Nini Luarasi”, kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe arsyen se pse është aktiv në rrjetet sociale.
Rama tha se e sheh shumë të rëndësishme bashkëbisedimin me qytetarët dhe jo se nuk ka se çfarë të bëjë.
“Në këtë faqe ku fare mirë mund të mos shfaqesha hiç, por preferoj të jem aktiv jo se s’kam punë tjetër, por se komunikimi me njerëz të zakonshëm është një pjesë e rëndësishme e punës.
E di që kur të mos më keni, do më kujtoni, por deri atëherë ka yhyyy plot kohë për t’u dashur e për t’u zënë me njëri tjetrin. Rëndësi ka që të na bashkojë gjithmonë qëllimi i mirë”,- tha Rama.