Ish-kryetari i Partise Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur poshtë deklaratat e deputetes Rudina Hajdari, që deklaroi se babai i saj është përjashtuar dy herë nga partia.
Në një prononcim për Politiko, Shehu tha se Azem Hajdari është larguar nga grupi parlamentar i partisë, por nuk është përjashtuar asnjëherë.
“Jo, nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike. Është nxjerrë nga grupi parlamentar i PD për një periudhë kohore”, tha Shehi.
Kjo është si të thuash që Tritanit në Lushnje nuk ia futën preshin, por thjesht tentuan.