Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi të njejtën masë si Gjykata e Shkallës së Parë për 19 protestuesit e arrestuar pas protestës së 16 Shkurtit ka irritur familjarët dhe disa prej të akuzuarve me masën “detyrim paraqitje”.
Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” duket qartë momenti kur të akuzuarit dhe familjarët dalin nga dyert e gjykatës dhe thonë se do të protestojnë sërish më 16 mars.
Ata dëgjohen duke thënë: “Poshtë komunistët”, “Mos e vrisni mendjen, më 16 mars do thyejmë burgun”.
Masat e sigurisë për 19 te arrestuarit:
Florenc Hoxha, arrest me burg
Emanuel Nallbani, arrest shtëpie
Naim Haxhiu, arrest shtëpie
Andon Gjini, arrest shtëpie
Resul Daci, arrest burg
Suzana Dimushi, detyrim paraqitje
David Linati, arrest shtëpie
Hasan Jakupi, detyrim paraqitje
Ilir Hamedini, arrest me burg
Festim Taku, arrest shtëpie
Sajmir Rexhepi, arrest me burg
Mitat Fieraku, detyrim paraqitje
Lefter Jakupi, detyrim paraqitje
Pellumb Shelna, detyrim paraqitje
Veljon Dine, arrest shtëpie
Ndue Tuci arrest shtëpie
Shpresa Lini, detyrim paraqitje
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.