Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët ekselent të cilët janë punësuar në administratën publike.
Kreu i qeverisë deklaroi se janë punësuar 373 student ekselentë fitues të Platformës Punë të Mbarë duke thënë se punësimi i tyre është bazuar 100 % tek merita.
“Është një vit për të hequr mungesën e eksperiencës. Ne kemi adoptuar një ligj nga BE, dhe ky ligj thotë që për të marrë një vend pune duhet të paktën një vit pune.
Në kushtet tona kjo është një domosdoshmëri, jo një nevojë, por një domosdoshmërti që administratë të marrë fytyrën e më të mirëve.
Më vjen shumë mirë që kjo mundësi më në fund na udha dhe na e dha protesta e studentëve dhe ka qenë një përpjekje më e vjetër, por që ligji na e ndalon.
Zbatimi i ligjeve sidomos për sa i përket administratës publike, është një nga pikat më kyçe”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama u tha studentëve se administrata të bëhet si ju e jo ju si administrata duke i dhënë edhe një këshillë të gjithëve që të jenë vetvetja.
Rama theksoi se vendet e zhvilluara kanë një administratë të fortë.
Kryeministri u ndal edhe te protesta e studentëve, duke e cilësuar si një nga arsyet kryesore të punësimit të studentëve ekselentë.