Në tryezën e përbashkët për futbollin të organizuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeministria, nuk munguan batutat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe aktorëve të futbollit.
Rama e ka nisur me administratorin e Orikumit ku është çuditur që edhe kjo zonë ka një klub futbolli, ndërsa ka vazhduar më tej me batutat që ka bërë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj apo administratorin e Kastriotit, Gazmend Vogli. Sapo administratori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, ndërhyn Edi Rama dhe i thotë: “Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?
Gëzim Çapoj
“Po”.
Edi Rama
“O Zot!”
Gëzim Çapoj
“Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë”.
Edi Rama
“Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal”.